Është koha për të përgatitur turlinë e shijshme të Vjeshtës plot vlera e shëndet për organizmin.
AgroWeb sjell në një recetë të vetme më të mirat e stinës duke ofruar shije të mrekullueshme nue tryezën e çdo familjeje. Ndiqni hapat e thjeshtë të përgatitjes.
Përbërësit
- 2 qepë të thata
- 3-4 thelpinj hudhër
- 3-4 speca
- 3-4 patëllxhanë
- 250 gr bamje
- 2-3 patate
- ½ lugë salcë
- ½ lugë piper të kuq
- 2-3 domate
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper, nenexhik, mjadanoz
Përgatitja
Kaurdisim me vaj ulliri qepën e grirë hollë dhe thelpinjtë e hudhrave të plota. Sapo qepa të fillojë të zbutet hedhim specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta.
Shtojmë më pas salcën e domates, pak kripë, piper të zi, piper të kuq dhe domatet në kubikë të vegjël.
E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet dhe në fund shtojmë gjysmën e sasisë së majdanozit dhe nenexhikut (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak spec djegës).
Në një tigan tjetër kaurdisim patëllxhanët e prerë në kubikë mesatarë të cilët i kemi vendosur më parë në ujë me kripë për rreth 20 minuta. I kaurdisim me pak vaj ulliri spërkatur me kripë dhe piper.
Ndërkohë bamjet i kemi pastruar dhe i kemi lenë në ujë me uthull. Marrim një tenxhere dhe vendosim fillimisht patëllxhanët, shtojmë gjysmën e salcës së përgatitur, vendosim patatet të prera në fetëza dhe më pas bamjet.
Hedhim dhe pjesën tjetër të majdanozit dhe në fund salcën e domates. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë sa më të ulët për rreth 1 orë – 1 orë e gjysëm.
Lini një Përgjigje