Kungulleshka të Mbushura në Kos e Hudhra – Shije e Përsosur

2.3k 0

Një kombinim fantastik i shijes dhe shëndetit të mirë.

Me shije të mrekullueshme dhe fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe thjeshtë.

Amvisat janë mësuar të përgatisin kungulleshkat e mbushura plot shije port ë kombinuara me salcë kosi e hudhra shija e tyre bëhet edhe më mahnitëse.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së kungulleshkave të mbushura dhe të servirura në kos e hudhra.

 Përgatitja e Kungulleshkave të Mbushura në Kos e Hudhër

 Përbërësit

  •  1 kg kungulleshka
  • 250 gr oriz
  • 250 gr mish i grirë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr qepë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Nenexhik
  • Kripë
  • 1 vezë e rrahur
  • 420 gr kos
  • ¼ e filxhanit të çajit me vaj ulliri

Përgatitja

Pastroni dhe thani nga uji kungulleshkat.

Përmes një thike largoni pjesën e bishtit dhe mundohuni me një lugë të vogël të hiqni pjesën e brendshme të tulit duke u kujdesur që të mos prishni formën e kungulleshkave.

Pjesën e tulit të kungulleshkave, grijeni në kubikë të vegjël.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që të kaurdisni në një tenxhere të vendosur në zjarr, qepët e grira hollë, bashkë me thelpinjtë e hudhrave të prera hollë gjithashtu.

Kaurdisini derisa volumi i tyre të bjerë e më pas shtoni mishin e grirë, kaurdisini për disa minuta, shtoni orizin, erëzat dhe kripën.

Vijoni t’i kaurdisni.

Më pas, me këtë masë mbushni kungulleshkat duke u kujdesur që të mos I mbushni plotë pasi gjatë gatimit orizi shton masën e tij.

Pasi t’i keni mbushur të gjitha kungulleshkat, vendosini me rradhë në një tenxhere, hidhni ujë të ftohtë derisa të mbulohen, shtoni pak kripë, vendosini sipër një pjatë në mënyrë që kungulleshkat të mos qendrojnë në sipërfaqe.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni përreth 45 minuta apo edhe një orë derisa kungulleshkat të jenë gati.

Ndërkohë, hidhni kosin në një tigan, shtoni vezën e rrahur, shtoni gjithashtu niseshtenë (të holluar me pak ujë) dhe nisni t’i përzjeni pa ndërprerje me një lugë druri prreth 15 minuta.

Kur kungulleshkat të jenë gati, largojini nga zjarri dhe pas një minuti shtojini përsipër salcën e përgatitur me kos, kur ta servirni spërkateni me pak hudhra të shtypura dhe nenexhik të grirë hollë.

Shoqërojeni këtë gatim special me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshëm, bukë të thekur por edhe perime të ndryshme të pjekura apo të marinuara./AgroWeb.org