Mënyra Ideale për të Ngrënë më Shumë Lulerradhiqe

4.7k 0

Lulerradhiqja është një nga barishtet më të shëndetshme në planet.

Çdo pjesë e kësaj barishteje është përdorur në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore.

Vlerat Shëndetësore Të Lulerradhiqes

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K që forcon kockat dhe i bën mirë trurit.

Lulerradhiqja plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Receta Për Përdorimin E Lulerradhiqes

Përpara se të përdorni lulerradhiqe në gatim, sigurohuni që ta mblidhni vetë dhe ta pastroni me ujë të bollshëm.

Lulerradhiqe Të Skuqura

Për këtë recetë duhet të përdorni vetëm lulet e verdha dhe jo gjethet nën to.

Përbërësit:

  • 2 filxhanë me lule të freskëta
  • Çerek filxhani me miell
  • Çerek filxhan me qumësht
  • 1 lugë çaji me sodë buke
  • Çerek filxhani me miell misri
  • Një vezë
  • Kripë dhe vaj për skuqje.
  • Rozmarinë, rigon, trumzë.

Përziejni miellin, qumështin, vezën dhe erëzat dhe më pas lyejini lulet një e nga një dhe skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të kafenjtë.

Limonatë Me Lulerradhiqe

Përbërësit:

Hidhini lulet e verdha në një enë të madhe qelqi.

Shtoni ujë, mjaltë dhe lëngun e katër limonëve.

Lërini lulet në ujë për disa orë dhe më pas limonatën mund ta filtroni.

Çaji i Rrënjës Së Lulerradhiqes

Kjo pije dimërore është fantastike për shëndetin e zemrës dhe mëlçisë.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle me rrënjë të thata të lulerradhiqeve
  • Gjysëm litri ujë
  • 1 lugë gjelle me gjalpë

Ziejini rrënjët e lulerradhiqes në një tenxhere të vogël për 20 minuta.

Kullojeni lëngun dhe bashkë me gjalpin hidheni në një mikser.

Hidheni lëngun në një gotë dhe pijeni menjëherë.

Lulerradhiqe Të Kavërdisura

Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin.

e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj.

Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini.

Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.