Oriz i Zier pa Kripë – Si ta Përgatisni dhe Rastet Shëndetësore kur Mund ta Përdorni

3.7k 0

Gjyshet e përgatisnin kur fëmijët kishin probleme me stomakun.

Njihet më së shumti me emrin “llapa” dhe të gjithë e kemi provuar këtë gatim.

Gjithçka ju duhet është oriz dhe ujë. Por sekreti i gjysheve dhe amvisave qëndron tek raporti mes këtyre dy përbërësve.

AgroWeb.org zbulon më poshtë këtë mjeshtri të vjetër si dhe ju tregon për rastet kur mund ta përdorni.

Rastet kur mund ta përdorni orizin e zier?

Duke qenë se në përgatitjen e “llapasë” nuk përdoret vaj, stomaku nuk acarohet edhe më tej.

Gjithashtu orizi është një nga produktet që tretet më lehtë, pasi përmban shumë pak fibër.

Mund të përdoret kështu jo vetëm për fëmijët, por për këdo që ka probleme me stomakun.

Për personat që vuajnë nga ulçera, gastriti e urthi, kjo është një recetë shumë e lehtë për të ndaluar dhimbjet.

Refluksi dhe urthi shpesh shoqërohen me të vjella, dhe orizi i zier është një nga zgjidhjet më të shpejta për të qetësuar stomakun.

Por dhe kur jeni me grip dhe nuk keni oreks, mund të provoni të përgatisni këtë recetë nga AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 1 gotë uji me oriz
  • 6 gota me ujë

Përgatitja

Në një tas shpëlani orizin, por AgroWeb.org ju këshillon që ta ndërroni ujin dy herë, pasi duhet niseshteja që ai përmban.

Hidhni ujin që përcakton receta në një tenxhere dhe vendoseni për të zierë.

Kur të krijojë bulëza, shtoni orizin dhe mos harroni të ulni nxehtësinë e zjarrit në mesatare.

Lejojeni të ziejë sa të kthejë një valë, dhe uleni në minimum nxehtësinë.

Lëreni të ziejë me temperaturë të ulët për 20-25 minuta.

AgroWeb.org ju këshillon që herë pas here ta përzieni me një lugë druri, kështu orizi nuk do të ngitet në fundin e tenxheres.

Mos harroni të kontrolloni dendësinë e përzierjes. Nëse ju duket shumë i hollë lëreni të ziejë dhe pak ose nëse është i trashë shtoni dhe pak ujë të nxehtë.

Shërbejeni të ngrohtë, por jo të nxehtë.

Nëse dëshironi mund ta përzieni dhe me pak kos, për të përgatitur një kurë perfekte për sistemin tretës. /AgroWeb.org