Si të Përgatisni Mish Pule të Zier me Lëng Limoni – Shije e Mrekullueshme

3.2k 0

Gatimet me pulë janë gjithnjë ndër zgjedhjet e para në rastet kur nuk keni shumë kohë të përgatisni dreka apo darka të mira.

Kjo për shkak të shijes së mirë që ky mish ka, vlerave që i dhuron trupit, por dhe për shkak të lehtësisë në përgatitje.

Në këtë shkrim AgroWeb.org do t’jua lehtësojë edhe më shumë këtë proçes duke ju treguar disa hile të vogla.

Disa mënyra të thjeshta se si mund t’a zieni shpejt dhe shëndetëshëm mishin e pulës.

Ndiqni hap pas hapi si më poshtë mënyrën e lehtë si mund të zieni mishin e pulës në disa minuta.

Përbërësit

  • 1 pulë mesatare
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2-3 feta limon
  • 1 gjethe dafinë
  • piper i zi kokërr

Zierja e mishit të pulës me lëng limoni. Foto: Flickr

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetë AgroWeb.org ju këshillon t’a prisni mishin e pulës në copa dhe t’a pastroni.

Vendosni mishin në një tenxhere të thellë, të zakonshme dhe mbusheni atë deri në gjysme me ujë.

Mund t’i shtoni sipas dëshirës edhe disa gjethe dafine, dy tre feta limon dhe disa kokrra piper të zi.

Kjo do t’i japë një shije të veçantë mishit tuaj gjatë gatimit.

Vëreni tenxheren të ziejë në zjarr të mesëm dhe kur të shikoni që uji po nxjerr bulëza dhe një shkumë të bardhë sipër mbulojeni me kapak.

Lëreni të zihet për 8-15 minuta të varësi të trashësisë së mishit dhe sasisë së tij.

Provojeni herë pas here nëse mishi juaj është bërë duke i ngulur një thikë.

Kur të jetë gati nxirreni nga tenxherja për t’a shijuar ashtu siç është apo për të vazhduar me mënyra të tjera të gatimit të tij.

Mund t’a konservoni duke e prerë në copa të vogla dhe ta konservoni në frigorifer deri në 5 ditë./AgroWeb.org