Pjesët e Perimeve dhe Frutave që Nuk Duhet t’i Hidhni – Vlerat e Fshehura për Trupin

1.6k 0

Sipas studimeve ku AgroWeb.org bazohet, pjesë të ndryshme të perimeve dhe frutave si zemra e mollës, lëvoret e bananes dhe lëkurat e kivit që zakonisht i hidhni, janë plot me vlera ushqyese që mund të rrisin mirëqenien tuaj.

Këtu janë gjashtë lloje mbetjesh ushqimore, të cilat mund të jenë çelësi për një shëndet më të mirë!

  • Kërcejt e borkolit

Kërcejt e brokolit janë të mbushura me një përbërje të quajtur sulforafan, e cila ndihmon qelizat e muskujve tuaj të shndërrojnë më mirë ushqimin në energji.

Kështu që nëse dëshironi të keni më shumë energji gjatë ditës tuaj, shtoni kërcejt e brokolit në supën tuaj të preferuar.

  • Gjethet e selinos

Shkencëtarët thonë se përbërësit bimorë në selino kur kalojnë në rrugët e mëlçisë, përshpejtojnë largimin e toksinave nga trupi.

Gjithashtu, phthalide një përbërje që gjendet në selino, ndihmon në frenimin e hormonit të stresit kortizolin, i cili ul presionin e gjakut duke ju bërë të ndiheni më të qetë.

Gjethet e selinosë janë më aromatike se kërcelli. Ju mund t’i shtoni ato në supë ose në sallatë, për më shumë aromë dhe vlera ushqyese.

  • Zemra e mollës

Një studim në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi se zemra e mollës përmban miliona probiotikë, ose baktere të mira, të cilat kanë treguar që ndihmojnë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.

Gjithashtu nëse doni të humbisni peshë konsumoni një mollë në ditë para vaktit. Fibrat që gjenden tek molla do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe kështu ju nuk do të konsumoni më tepër nga ç’keni nevojë.

  • Lëkura e kivit

Lëkura e kivit është plotësisht e ngrënshme dhe ka përmbajtje të lartë të fibrave.  Studimet tregojnë gjithashtu se lëkura e kivit përmban 34 % më shumë vitaminë E krahasuar me mishin.

Duke konsumuar dy deri në tre kivi çdo ditë, do të zvogëloni nivelet e triglicerideve si dhe do të shmangni mpiksjet e gjakut. Thjesht lajini sa më mirë dhe kafshojeni sikur të jetë një mollë.

  • Zemra e ananasit

Zemra e ananasit përmban më shumë bromelainë, një anti-inflamator i fuqishëm. Sipas ekspertëve, bromelaina frenon dhimbjen dhe ënjtjen në mënyrë shumë efektive.

Gjithashtu konsumimi i 3/4 filxhani me ananas të freskët para një vakti të rëndë, ndihmon me tretjen.

  • Lëvoret e bananes

Banania por edhe lëvoret e saj kanë një përbërje të quajtur triptofan, për të cilën shkencëtarët thonë se rrit prodhimin e “hormonit të lumturisë” serotoninën.

Gjithashtu ekspertët thonë se vetitë antibakteriale të lëvores së bananes ndihmojnë në largimin e disa baktereve orale që kontribuojnë në sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Pastrojini mirë lëvoret, piqini dhe shoqërojini me bukë ose shtojini në meze./AgroWeb.org