Cila Pjesë e Pulës Është më e Shëndetshme për Organizmin?

3.3k 0

Shpendët dhe pula në veçanti është një nga mishrat më të konsumuar në Shqipëri.

Mishi i pulës konsiderohet si një zgjedhje më praktike, ekonomike dhe e pasur ushqimore në krahasim me produktet e tjera shtazore.

Më të rekomandueshme janë pulat e vendit. Kjo për faktin se pulat e importit kanë qenë shpesh pjesë e pasigurisë, veçanërisht rastet e fundit me pulat e Brazilit.

Kur vjen puna tek përzgjedhja e mishit të pulës, konsumatori përballet gjithnjë me një dilemë.

Gjoksi apo kofshët e pulës, cilat janë më të mira e më të shëndetshme?

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, është e udhës të flasim për pulën.

Në aspektin e mirëqenies dhe shëndetit, mishi i pulës rekomandohet gjithnjë si një zgjedhje shumë e mirë.

Pula përmban proteinë që ju pajis me shumë energji.

Për më tepër, mishi i pulës ka shumë vitamina dhe minerale përfshirë ato të kompleksit B, të cilat mbrojnë sistemin imunitar dhe balancojnë nivelet e kolesterolit.

Përmbajtja yndyrore: Gjoksi apo Kofshët e Pulës?

Nëse do t’i krahasonim këto pjesë të pulës, duke marrë për bazë përmbajtjen e yndyrës, duhet të dini se kofshët kanë më shumë yndyrë se pjesa e gjoksit.

Kofshët kanë një mish më të yndyrshëm. Kjo për fat të keq u ka dhënë atyre reputacionin e një produkti jo të shëndetshëm.

Pjesa e gjoksit nga ana tjetër është e bardhë dhe perceptohet si më e shëndetshme.

Megjithatë yndyra në fjalë është e mirë. Ajo është mono-e-pangopur e cila ndihmon në rënien në peshë, për kontrollin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Një sasi prej 85 gramësh të mishit të pjekur të gjoksit të pulës përmban 7 gramë yndyrë të plotë dhe 2 gramë yndyrë të ngopur që përkthehet në 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Kofshët e pulës nga ana tjetër përmbajnë 13 gramë yndyrë të plotë dhe 3.5 gramë të ngopur ose 20 përqind e dozës së rekomanduar ditore.

Përmbajtja e yndyrës së këtyre pjesëve të mishit të pulës mund të pakësohet duke hequr lëkurën.

Pavarësisht kësaj, të dyja pjesët e pulës kanë të njëjtën sasi hekuri dhe kolesteroli të mirë.

Përmbajtja e proteinës

Një sasi prej 85 gramësh me mish të bardhë, apo mish nga këmbët dhe kofshët e pulës përmban 21 gramë proteinë. Sasia e rekomanduar e proteinës është 46 gramë ditë për gratë dhe 56 gramë në ditë për burrat.

Karbohidratet

Mishi i gjoksit, këmbëve dhe kofshëve nuk përmbajnë karbohidrate, ndaj të treja janë një variant ideal për një regjim ushqimor me pak karbohidrate.

Kolesteroli

Të gjitha pjesët e mishit të pulës përmbajnë sasi të moderuara të kolesterolit.

Në një sasi prej 85 gramë të mishit të gjoksit përmban 70 miligram kolesterol ose 24 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Kofshët nga ana tjetër përmbajnë 80 përqind kolesterol ose 26 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Kaloritë

Në një sasi prej 85 gramësh të mishit të gjoksit gjenden 170 kalori, ndërsa e njëjta sasi e mishit të kofshës përmban 210 kalori.

Hekuri

Në lidhje me mineralin e rëndësishëm të hekurit, të dyja pjesët e mishit të pulës përmbajnë sasi pothuajse të barabartë të këtij minerali.

Në aspektin e shijes, pjesa e kofshës ka një shije më aromatike dhe intensive.

Ndërsa në aspektin ekonomik, nuk është çudi që kofshët dhe këmbët e pulës kushtojnë më pak se pjesa e gjoksit.

Kjo pjesë, për hir të të vërtetës është më e preferuar nga konsumatorët.

Siguria

Siguria është shumë e rëndësishme në përpunimin dhe gatimin e mishit të shpendëve.

AgroWeb.org ju rekomandon të tregoni kujdes në shmangjen e sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga shpendët.

Siç thamë më lart, pulat e freskëta të vendit janë më të preferuara për sa i përket sigurisë ushqimore.

Por edhe kujdesi në përgatitje duhet të jetë i lartë.

Lajini duart përpara dhe pasi të keni prekur mishin e pulës apo të shpendëve të tjerë.

Përdorni enë dhe pajisje të veçantë kuzhine për larjen e mishit të pulës dhe vendoseni në një enë tjetër për ta gatuar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.