Qumështi i Artë i Shëndetit – Pija që Ngroh Zemrën

2.5k 0

Këto ditë të ftohta me siguri gjithçka që kërkoni është një pije që t’ju ngrohtë të gjithë organizmin e t’ju bëjë të ndiheni mënjëherë mirë.

Një gotë qumësht i ngrohtë është zgjidhja perfekte që largon çdo të ftohtë.

Shumë shëndet dhe kënaqësi sapo të provoni gllënkat e para.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju këshillon që të provoni qumështin e artë me pluhurin e mrekullueshëm të turmerikut.

Bëjni një ndryshim nga mënyra tradicionale e përgatitjes dhe provoni atë që AgroWeb.org ju këshillon në recetën e mëposhtëme.

Përbërësit

  • 130 ml ujë
  • 150 ml qumësht
  • 40 gr pluhur turmerik
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj pije AgroWeb.org ju këshillon që të vendosni një tenxhere të vogël në zjarr.

Në të shtoni ujin dhe pak piper të zi pluhur dhe vërini të ziejnë derisa uji të jetë i nxehtë.

Më pas fiksni zjarrin dhe tek tenxherja shtoni pluhurin e turmerikut.

Përzieni me një spatul derisa të shikoni që pluhuri është trashur dhe ka formuar një pastë kremoze.

Kur kjo të ketë ndodhur, hidheni këtë pastë në një kavanoz apo enë hermetikedhe lëreni të ftohet.

Vini qumështin në zjarr dhe sapo të jetë zier e të jetë i ngrohtë, hidheni në një gotë apo filxhan sipas dëshirës tuaj.

Në fund shtojini një lugë nga pasta me tumerik që përgatiët dhe një lugë mjaltë.

Përzieni mirë derisa e gjithë para të jetë shkrirë tek qumështi dhe ai të ketë marrë ngjyrë të artë.

Shërbejeni qumështin që përgatitët të ngrohtë, ndërsa pastën mund ta ruani dhe ta përdorni për një kohë të gjatë.

Si ta ruani

Pasi ta keni futur në një kavanoz apo enë hermetike e të mbyllur mirë pastën, vendoseni në frigorifer.

Ruajeni aty në temperaturë normale përreth një muaj dhe mund ta përdorni sipas dëshirës sa herë që dëshironi të konsumoni pak nga qumështi juaj i artë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.