Receta e Sallatës Mesdhetare Salcë, Pulë dhe Perime

2.8k 0

Kjo sallatë mesdhetare me pulë, majonezë, është e mbushur plot shije!

E përbërë me perime të freskëta si selinoja, angjinarja, majdanozi, domatet e thara, dhe e kombinuar më së miri me salcën më unike që do të shijoni, kjo recetë ja vjen të provohet. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së saj.

Përbërësit

  • 350 g pulë e gatuar, e copëtuar
  • 1 deri në 2 qepe të prera në kubikë
  • 2 bishta selino të prera në kubikë
  • 400g angjinare, të gatuara dhe të copëtuara
  • 60g domate të thara të prera imët
  • 1 filxhan majdanoz i freskët i copëtuar
  • ⅓ filxhan arra të copëtuara
  • Kripë dhe piper për shije

Për salcën:

  • ⅓ filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër
  • Lëkura dhe lëngu i 1 limoni
  • 2 thelpinj hudhër të grira
  • 3 lç mustardë
  • ½ lç piper djegës

Përgatitja

Në një tas të vogël, shtoni me rradhë të gjithë përbërësit e salcës dhe rrihni derisa të bashkohen mirë me njëri-tjetrin.

Në një tas të madh, kombinoni mishin e pulës, qepët, selinon, zemrat e angjinareve, domatet, majdanozin dhe arrat. Spërkatini me një majë luge çaji me kripë dhe piper të zi.

Hidhni salcën që përgatitët në fillim mbi sallatën e pulës, dhe përziejni përbërësit për t’i kombinuar.

Për një shije më të mirë, mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta deri në 1 orë përpara se ta shërbeni. /AgroWeb.org