Sallata e Shëndetshme me Lakër të Bardhë dhe Kastravec

1.9k 0

Kastravecat janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës.

Ky frut është shumë  i rëndësishëm për ushqyerjen tonë.

Po, kastraveci konsiderohet frut sepse vjen nga një lule dhe përmban farat e bimës.

Vlerat e Kastravecit Për Organizmin

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë listuar përfitimet që i vijnë organizmit duke ngrënë nga një kastravec në ditë.

Hidratimi

95% e kastravecit është ujë ndaj duke ngrënë kastravec, njeriu në praktikë është duke ngrënë dhe duke pirë.

Ngrënia e kastravecit çdo ditë ndihmon për hidratimin e organizmit.

Më Pak Kalori 

Një kastravec mesatar ofron 15-17 kalori.

Megjtihatë, kastraveci është shumë i pasur me fibër, proteinë, vitaminat C, K, B dhe kalium, hekur, zink dhe magnez.

Detoks

Sipas ekspertëve, nëse hani disa feta kastraveci përpara gjumit, do të ndihmoni organizmin të vetëpastrohet dhe të riktheni balancat e elektroliteve.

Rënie Nga Pesha

Kastraveci ka tendencën të na mbajë të ngopur për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit.

Ky i fundit rrit sasinë e kalorive të djegura dhe ndihmon në përgjithësi për rënien nga pesha.

Frymëmarrje e Freskët

Mjafton të mbani një fetë kastraveci në qiellzë për 30 sekonda që bakteret të eliminohen dhe goja të jetë më e freskët.

Më Pak Stres

Vitaminat B tek kastraveci ndihmojnë në uljen e nivelit të ankthit dhe stresit dhe nxisin organizmin të prodhojë më shumë energji.

Niveli i Sheqerit

Antioksidantët, vitamina C dhe mangani ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak.

Kësisoj, kastravecët rekomandohen në veçanti edhe për diabetikët sepse ndihmon në mirëmbajtjen dhe parandalimin e sëmundjes.

Sallata Me Lakër Dhe Kastravec

Sallata e mëposhtme është shumë e lehtë dhe freskuese për organizmin.

E kombinuar me vaj ulliri dhe uthull është një sallatë që jo vetëm të ngop por edhe të ndihmon në dobësim.

Për përgatitjen e kësaj sallate ju nevojiten :

  • 1 lakër e vogël
  • 1 kastravec,
  • 4 lugë gjelle kopër të freskët
  • Barishte qepësh të njoma
  • 3 lugë gjelle uthull molle
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë.

Si fillim duhet të grini hollë lakrën e  ta hidhni në enën e sallatës.

Më pas të prisni kastravecin në feta të holla.

Shtoni koprën e grirë, uthullën, kripën dhe piperin e zi.

Përziejini mirë përbërësit e sallatës duke përdorur lugë druri dhe servireni. /AgroWeb.org