Jetesë e Shëndetshme – Zëvendësoni Gjalpin me Avokado Në Receta

715 0

Bëni një ndryshim në rutinën tuaj të ngrënies duke zëvendësuar përbërësit e njohur të vakteve si gjalpi dhe majoneza,me avokado.

Avokadot janë të pasura me lëndë ushqyese dhe yndyrna të shëndetshme dhe ka shumë mënyra për t’i përdorur në regjimin tuaj ushqimor.

4 arsyet kryesore pse duhet të përdorni avokado:

  • Eliminoni yndyrnat e ngopura shtazore dhe zëvendësojini ato me yndyrën e shëndetshme të avokadove.
  • Avokadot janë të mbushura me vitamina dhe minerale.
  • Vajrat e avokados ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë kundër sëmundjeve të zemrës. Avokadot përmbajnë yndyrë të pangopur, të shëndetshme për zemrën. Kjo lloj yndyre mund të ulë kolesterolin LDL (të keq) dhe të ruajë kolesterolin HDL (të mirë), si dhe ul dhjamin në zonën e barkut.
  • Avokadot zvogëlojnë marrjen e kalorive të pashëndetshme. Mënyra më e mirë është duke zëvendësuar gjalpin me avokado.

Gatimi me avokado

Avokado jo vetëm që zëvendëson yndyrnat e ngopura me yndyrna të shëndetshme dhe nuk ka konservantë, por ka përmbajte të lartë vitaminave dhe mineraleve që përmirësojnë shëndetin tonë.

Ju keni shumë mundësi eksperimentimi me avokadot,ato jo vetëm kanë një aromë të këndëshme por përzihen mirë me pothuajse çdo gjë.

Avokado në formë gjalpi.

Për të përftuar gjalpin e avokados mjafton ta shtypni atë me lugë ose mund ta vendsoni në mikser duke i shtuar pak qumësht.

Kur përdorni avokado në vend të gjalpit,kini parasysh të zëvendësoni 1 filxhan gjalpë me 1 filxhan pure avokadoje.

Për një tjetër alternativë të shëndetshme merrni parasysh përdorimin e avokados në vend të majonezës .

AgoWeb.org ju vjen në ndihmë me një recetë të thjeshtë për të përgatitur një majonezë me avokado.

Majonezë me avokado:

– 50 gr -200gr (në varësi të personave) avokado,të prerë në feta ose në copa

– 1-2 lugë çaji lëng limoni

– mustardë

– 2 lugë gjelle qumësht sipas dëshirës

– pak spec djegës

– një majë luge çaji kripë

– një majë luge çaji sheqer

Pasi të keni gati të gjithë përbërësit,vendosini ato në një mikser derisa të përftohet një masë në formë paste.

Por mos u limitoni,ju mund të provoni shumë mënyra për ta sjellë sa më ndryshe avokadon në tavolinën tuaj. Provoni t’i shtoni avokados pak uthull balsamike, shtypeni mirë derisa të përftoni një masë disi kremoze dhe më pas shtojeni atë në sallatën me perime.

Kështu keni përftuar një tjetër vakt të shijshëm dhe plot lëndë ushqyese për ju dhe familjen tuaj. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org