Supa me Patate dhe Presh – Ndikimet e Mira në Organizëm

4.9k 0

Nëse e servirni me bukë të thekur, duke e shoqëruar me një sallatë të lehtë të stinës atëherë nuk do të keni të ngopur.

Supa është një nga ato ushqime të cilës nuk i bën dot naze, sepse të përmbush, të kënaq e të ngushëllon në ditë të ftohta dhe të shëron.

Mjaftojnë disa përbërës të thjeshtë dhe përfiton një supë të plotë me shije.

E tillë është edhe supa me presh dhe patate. E shijshme, e pasur në vlera dhe fantastike kur serviret e ngrohtë. Është pjata ideale në këto ditë, ku virozat stinore janë përherë prezente.

Kjo është një recetë klasike e vjeshtës e pasur në përfitime shëndetësore dhe aromë.

Në këtë periudhë të vitit, tregjet në vend janë të mbushura me fruta dhe perime shumëngjyrëshe siç janë kungujt, mollët, karrotat e të tjerë.

Por nëse shikoni me kujdes, do të zbuloni edhe freskinë dhe shijen e mrekullueshme të patates së vjeshtës dhe preshit.

Patatet mund të piqen në furrë, të zihen apo të bëhen pure.

Struktura qelizore e kësaj perimeje e bën atë ideale për përdorimin në disa sallata të ndryshme të stinës.

Patatet shumëpërdorimëshe kanë një sasi mesatare të niseshtes dhe rrjedhimisht mund të përfshihen në shumë receta.

Vjeshta është edhe stina e preshit.

Ndonëse preshi me pataten ju ngjajnë si një ortakëri e pamundur, duhet të dini që kur kombinohen së bashku në supë plotësojnë njëra tjetrën në një shije absolute.

Nëse shtoni qepët dhe hudhrat, supa merr një dimension më të çmuar.

Përdorni vaj ulliri në vend të gjalpit dhe për trashje përdorni krem qumështi që do çelë ngjyrën e supës por do i japë shijen përfundimtare.

Si ta Përgatisim Shpjetë dhe Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

  • 3 presh të mëdhenj
  • 4  lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 filxhan me qepë të grirë
  • 3 thelpinj hudhër të grirë
  • 3 patate mesatare të prera në copa
  • 6 filxhanë me lëng pule ose perimesh ose ujë
  • 1 lugë çaji me kripë
  • Gjysëm luge çaji me spec djegës
  • Çerek gote me krem qumështi

Udhëzimet

  1. Pastrojeni preshin dhe prijeni në gjysmë. Shpëlajeni me ujë të bollshëm për të hequr papastërtitë. Më pas prijeni në copa rrumbullake të vogla. Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe ngrohni vajin e ullirit. Shtoni copat e preshit dhe kavërdisini për 3-4 minuta. Më pas shtoni qepët.
  2. Vazhdoni kavërdisjen edhe për 5 minuta të tjera deri sa përbërësit të zbuten. Shtoni hudhrat dhe më pas lërini të kavërdisen për 3 minuta.
  3. Shtoni patatet dhe lëngun e pulës, perimeve ose ujin. Pasi të kenë zier, uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 15 minuta ose deri sa patatet të zbuten.
  4. Shtoni kripë dhe piper.
  5. Hidhini përbërësit në mikser me sasi të vogla dhe përziejini deri sa të bëhen pelte. Mos e mbushni mikserin me lëng të nxehtë sepse mund të përballeni me një shpërthim të mundshëm ndaj rekomandohet përzierja e sasive të vogla.
  6. Pasi të keni përfituar pelten e të gjjithë përbërësve, hidheni atë në tenxhere dhe lëreni të ziejë në temperaturë të ulët. Shtoni kremin e qumështit dhe servireni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.