Supë me Kos dhe Lëng Pule – E Lehtë, me Shije të Mirë dhe Plot Shëndet

10.5k 0

Kjo është një recetë e thjeshtë, përgatitet lehtë dhe është fanatstike në shoqërimin e mishrave të pjekur por gatimeve të tjera.

Është ideale për nisjen e drekës por edhe për një darkë të lehtë gjithashtu.

Shoqërohet më sallata të freskëta, byrekë shtëpie apo edhe tava të ndryshme etj.

Agroweb.org ju sjell më poshtë hapat e thjeshtë e përgatitjes së kësaj supe në shtëpi.

 Përgatitja e Supës me Kos dhe Lëng Pule

Përbërësit

  • 2 filxhanë çaji me kos
  • 5 filxhanë çaji me lëng pule
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë i freskët
  • 1 lugë gjelle oriz
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon që në një tenxhere zieni orizin bashkë me lëngun e pulës dhe një lugë vaj ulliri dhe kripë.

Ndërkohë, në një tas rrihni vezën bashkë me miellin në mënyrë që të mos krijohen kokërriza, e më pas shtoni kosin.

Vijoni t’i përzieni duke shtuar edhe dy lugë gjelle ujë në mënyrë që të bëhet pakëz e lengshme.

Kalojeni masën me kos në një tigan apo tenxhere të vogël dhe pëzjeheni pa ndërprerje në zjarr të ngadaltë.

Vijoni ta përzjeni pa ndërprerje për 15 minuta.

Më pas të gjithë masën e kosit kalojeni tek tenxherja ku zietë orizin me lëngun e pulës.

Lërini të ziejnë të gjitha bashkë përreth 10 minuta.

Në fund, shkrini gjalpin në një tigan përreth 30 sekonda, bëni kujdes që të mos digjet dhe spërkasni supën sipër.

Nëse dëshironi kur të shkrini gjalpin mund të shtoni pak piper të kuq pluhur për edhe më shumë shije.

Kur ta servirni spërkateni me piper dhe me majdanoz të freskët ose nenexhik të grirë hollë./AgroWeb.org