Supë Verore me Peshk, Domate dhe Karrota – Shije, Shëndet dhe Vlera

2k 0

Nëse nuk e keni provuar akoma, atëherë është koha që ta përgatisni menjëherë duke ndjekur këtë recetë të AgroWeb.org.

Supa e peshkut është e dobishme për shëndetin. Ajo përmirëson shëndetin e tiroides, forcon shëndetin e trurit dhe ju ndihmon të hidratoheni pas një aktiviteti të mundimshëm fizik.

Supa e peshkut, përgatitet duke kombinuar peshkun ose frutat e detit me perimet dhe lëngun e tyre.

Supa përftohet nga zierja e shumë përbërësve në të njëjtën kohë deri në çlirimin e plotë të aromave të përbashkëta.

Kjo supë fantastike shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallatat të freskëta të stinës, perime të stinës të pjekura, bukue të thekur etj.

Përgatitja e Supës së Peshkut me Karrota dhe Domate

Përbërësit

  • 2 peshq mesatarë (koc ose levrek)
  • 4 domate të bëra mirë
  • 4-5 karrota
  • 1 kokërr patate
  • 1 kokërr qepë mesatare
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë peshkut, ta vendosni në një tenxhere, ta mbuloni me ujë. Hidhini pak kripë dhe vendoseni të zjejë në zjarr përreth 15 minuta.

Pasi të ketë zjerë, përmes një luge largoni peshkun nga tenxherja dhe lëreni në një enë që të ftohet.

Ndërsa lëngun ku ka zjerë peshku kullojeni përmes një kullorëse kuzhine dhe mbajeni mënjanë për ta përdorur në përgatitjen e supës.

Mishin e peshkut pastrojeni ne kujdes nga halat, lëkura dhe koka dhe ndajeni në copëza të bogla ose fije.

Ndërkohë, grini përmes një rendeje kuzhine karrotat dhe lërini në një tas më vete, më pas grini po në rende domatet. Grini gjithashtu edhe qepët.

Kaurdisni qepët në një tenxhere me vaj ulliri, shtoni më pas karrotat e grira, kaurdisini për pak dhe shtoni më pas patatet e prera në kubikue të vegjël dhe më pas domatet.

Kaurdisini për pak, shtoni më pas mishin e peshkut, rregullojeni me kripë dhe piper dhe lëreni të zjejë përreth 30 minuta derisa supa të jetë gati.

Kur ta servirni spërkateni me pak majdanoz të freskët të grirë hollë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.