3.2k 0

Sa Ditë Mund t’i Mbani Ushqimet në Frigorifer Para se të Prishen

Pjesa më e madhe e konsumatorëve mendojnë se ruajtja e disa ushqimeve në frigorifer, i bën ato më jetëgjatë.

Ky është një perceptim i gabuar.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të kontrolloni cilësinë e ushqimeve përpara konsumit.

Testi i Nuhatjes

Çdo ushqim, i gatuar ose jo preket nga mikrobet të cilat jo domosdoshmërisht e bëjnë ushqimin të ketë aromë apo shije të keqe.

Por hunda nuk do ju gënjejë kurrë. Nëse nuhasni një aromë të çuditshme e të pakëndshme, atëherë mos e konsumoni.

Majoneza

Nëse ushqimet me majonezë, ose vetë kavanozi i hapur është lënë në ambient të hapur për më shumë se 8 orë, atëherë ato nuk janë të sigurta për konsum.

Gjalpi

Gjalpi mund të prishet lehtë si nga nxehtësia, ajri apo drita.

Nëse e fusni në frigorifer direkt pas blerjes, ai është i sigurt për konsum deri në 2-3 javë.

Nëse do ta ruani në ngrirje, mbështilleni me qese plastike dhe mund ta ruani për 9 muaj.

Qumështi

Bakteret shumohen ndjeshëm tek qumështi, ndaj nëse ai ka aromë dhe shije të keqe hidheni menjëherë.

Në frigorifer, qumështi zgjat për 2 javë ndërsa në ngrirje për 2-3 muaj.

Djathi

Djathërat e fortë qëndrojnë gjatë por nëse zënë myk atëherë mos i konsumoni. Këtu përjashtohet djathi francez i quajtur me myk.

Djathërat më të butë mund të zgjasin për disa muaj.

Djathi kremoz është i konsumueshëm për 2-3 javë, ndërsa gjiza dhe djathi i butë janë të ngrënshëm për 10 ditë.

Mishi 

Nëse ruhet në frigorifer, mishi i gatuar i pulës ose viçit mund të jetë i ngrënshëm deri në 4-5 ditë.

Mishi i freskët dhe i pagatuar mund të ruhet në frigorifer për 3-5 ditë.

Nëse e ruani në ngrirje mund të jetë i sigurt për disa muaj.

Mishi i grirë mund të rezistojë deri në 2 ditë në frigorifer, ndërsa në ngrirje mund të zgjasë 3 ose 4 muaj.

Mishi i derrit reziston deri në 5 ditë në frigorifer ndërsa në ngrirje mund të qëndrojë deri në 6 muaj.

Mishi i pulës duhet konsumuar maksimumi dy ditë pas blerjes. Ose duhet ruajtur në ngrirje,

E njëjta gjë vlen edhe për mishin e gjelit të detit.

Ndërkohë mishrat e paketuar që blihen në market mund të zgjasin deri në 2 javë nëse nuk e hapni paketimin.

Në ngrirje ato rezistojnë deri në 2 muaj, por cilësia ulet.

Vezët

Vezët mund t’i mbani në frigorifer për 3-5 javë, ndërkohë që gatimet me vezë mund të rezistojnë nga 3 deri në 5 ditë në frigorifer.

Peshku

Peshku duhet mbajtur në akull. Nëse nuk e gatuani menjëherë pas blerjes atëherë mund ta mbështillni me qese plastike dhe ta mbani në frigorifer për 2 ditë.

 

Frutat Dhe Perimet

Çdo aromë apo shije e keqe që ju ngacmon përpara konsumit të një fruti apo perimeje, sinjalizon nevojën për të mos e konsumuar

Frutat dhe perimet duhen larë mirë përpara konsumit dhe të thahen me një pecetë të pastër. /AgroWeb.org