5k 0

Gatimi në Tenxhere me Presion – Këshilla për Fillestarët

Tenxherja me presion është një mjet tepër i dobishëm me të cilin mund të gatuani të gjitha llojet e ushqimeve në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të shëndetshme.

Ndryshe nga tenxheret “klasike”, tenxherja me presion përdor presionin dhe avullin që ruhet hermetikisht brenda saj për të gatuar ushqimin në mënyrë sa më të shpejtë.

Përdorimi i tenxheres me presion mund të duket si diçka e komplikuar, por duke ndjekur disa hapa të thjeshtë, kjo bëhet një punë e thjeshtë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla dhe me ushqimet që mund të përgatisni në të.

 

Si ta përdorni tenxheren me presion

Gjëja e parë që duhet të bëni është të hidhni sasinë e duhur të lëngut që do të përdorni (ujë, lëng mishi apo perimesh), dhe të shtoni përbërësit e recetës duke pasur kujdes që tenxherja të mos mbushet më shumë se 2/3. Pas këtij hapi do t’ju duhet ta mbyllni tenxheren siç duhet me kapakun hermetik, duke u siguruar që e keni mbyllur sa më mirë.

Filloni gatimin në zjarr të lartë, të cilin më pas do ta ulni për disa minuta derisa valvula të fishkëllojë, duke lënë avullin e tepërt të dalë. Pikërisht në këtë çast do t’ju duhet të filloni të numëroni kohën që kërkohet në recetën tuaj. Pasi të ketë mbaruar gatimi, fikni zjarrin, dhe përpara se të hapni kapakun liron valvulën që nxjerr avullin dhe prisni sa niveli i presionit të bjerë në minimum dhe avulli të ketë ikur plotësisht.

Çfarë mund të gatuani në një tenxhere me presion

Me tenxheren me presion mund të gatuani çdo lloj ushqimi në menyrë të thjeshtë, të shpejtëdhe origjinale. Të tilla si:

Mish- Në varësi të llojit të recetës, koha e gatimit të mishit mund të variojnë nga 20 deri në 40 minuta.

Peshk – Ushqimet e detit do të jenë gati në vetëm 5 minuta, butakët në jo më shumë se 10 minuta dhe oktapodi mund të shërbehet pas vetëm 15 minutash.

Perime- Për të gatuar perimet në tenxhere me presion është thelbësore t’i mbuloni ato plotësisht me ujë. Në këtë rast kohët ndryshojnë sipas madhësisë dhe freskisë së ushqimit: perimet e buta dhe të vogla gatuhen në vetëm 4 minuta; perimet më të forta (patate dhe panxhar për shembull) kanë nevojë për 20 minuta që nga momenti që fillon zhurma e valvulës.

Bishtajore- Ju mund të gatuani çdo lloj bishtajore që dëshironi, mjafton t’i mbuloni me ujë të pakripur dhe ta lini tenxheren me presion të bëjë punën. Koha mund të variojë nha 15 në 40 minuta.

Oriz- Me tenxhere me presion mund të përgatisni rizoto të shijshme thjesht duke shtuar një sasi lëng mishi (ose ujë) dy herë më shumë se sasia orizit dhe duke numëruar 7 minuta nga vërshëllimi i valvulës. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.