1.6k 1

Si të Pastroni Frutat dhe Perimet nga Kimikatet – Ndiqeni këtu

Mënyrat si t’i bëni frutat dhe perimet të sigurta për konsum.

Për të mësuar më tepër mbi metodat natyrale për eleminimin e kimikateve nga frutat dhe perimet, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Së bashku me frutat dhe perimet tuaja të preferuara merrni dhe një nivel të lartë të pesticideve.

Sidomos nëse ato janë spërkatur pak para se të vilen dhe mbetjet e kimikateve janë më të pranishme.

Por çfarë do të thotë kjo? Keni dy zgjidhje, ose të blini ushqime organike të çertifikuara, ose të mësoni disa mënyra efiksase se si t’i hiqni këto kimikate nga frutat dhe perimet tuaja.

Sidomos produktet e importit janë edhe më tepër të trajtuara me kimikate pasi duhet të ruajnë pamjen dhe përmbajtjen për një kohë më të gjatë.

Kjo si pasojë e transporteve të largëta dhe kohës së ndenjes në magazina dhe më pas në supermarkete.

Frutat dhe perimet shqiptare rezultojnë gjithmonë më pak të spërkatura me pesticide dhe kimikate.

Kjo pasi 80% e prodhimit vendas shkon për eksport dhe janë subjekt i kontrolleve strikte.

Rrushi, selino, pjeshka, molla, luleshtrydhe, spinaqi, speca, nektarina, kastraveci, domate të vogla, bizele dhe patate të importit janë të gjitha në të ashtuquajturën “lista e kontrollit”.

Këto produkte duhet të bëni shumë kujdes kur t’i konsumoni.

Ato përmbajnë një numër të konsiderueshëm mbetjesh të pesticideve dhe përqendrim të lartë të tyre, krahasuar me ato të produkteve të tjera.

Ndërkohë disa fruta dhe perime janë më të pastra dhe arrijnë të krijojnë një barrierë ndaj pesticideve.

Ato përfshijnë avokadon, misrin e ëmbël, ananasin, lakrën, qepën, asparagun, mangon, kivin, patëllxhanin dhe patatet e ëmbla.

Avokadot janë ndër më të pastrat, me vetëm 1% që përmbajnë pesticide.

Metodat efikase 

Zhytini frutat dhe perimet në një enë, ku të ketë 10% uthull dhe 90% ujë për 15 deri në 20 minuta.

Uji me kripë është një zgjidhje tjetër për të larë frutat dhe perimet.

Përdorni vetëm pak detergjent për të larë lakrën dhe sallatën.

Vendosini perimet në një enë me ujë dhe vendosni tre deri në katër lugë me sodë buke. Lërini për disa minuta dhe më pas shpëlajini mirë në ujë të bollshëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.