Kungulleshka me Djathë në Furrë – Shije dhe Vlera në Tryezë

3.3k 0

Kungujt e njomë janë perime shumë të shijshme dhe të pasur në vlera.

Ato përmbajnë shumë vitaminë K, vitaminë C, kalium dhe fibër.

Kjo perime rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe kockave.

Kungujt e njomë zakonisht gatuhen në gjellëra të ndryshme, ose bëhen pjesë e turlive me perime.

Megjithatë, kungujt e njomë mund të piqen në furrë dhe në formën e patateve të cilat e kemi të vështirë t’u rezistojmë.

Ndonëse ato janë krejt ndryshe nga patatet e pjekura, kungujt e njomë të pjekur të prerë në rripa kanë një shije befasuese.

Si Të Përgatisni Kungujt E Pjekur me Djathë

Përbërësit:

  • 250 gramë kunguj të njomë
  • 1 lugë e gjysmë gjelle me miell
  • Vaj ulliri
  • 3 vezë
  • 2 lugë gjelle me qumësht
  • 2 lugë gjelle me djathë të grirë hollë.
  • Mund të përdorni djathë të bardhë ose kaçkavall sipas dëshirës.

Përgatitja:

Prijini kungujt në rripa.

Në një enë qelqi hidhni miellin dhe shtoni aty kungulleshkat e prera një e nga një.

Mundohuni që të gjitha fetat të jenë të spërkatura në të gjithë sipërfaqen me miell.

Për pjekjen mund të përdorni një tavë qelqi, të cilën duhet ta lyeni me vaj ulliri dhe me pak bukë të thekur të grirë hollë.

Kështu lagështira e tepërt e kungulleshkave do të përthithet, dhe do të ruhet forma dhe shija e tyre.

Në një tas përzjeni vezën, qumështin dhe djathin e grirë derisa të formohet një masë homogjene.

Ndërkohë shtrojmë në tavë shtresën e parë me kunguj i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Në të njëjtën mënyrë veproni me të gjithë fetat e kungujve.

Pasi i kemi vendosur që të gjithë, i hedhim sipër vezën, qumështin dhe djathin e grirë.

Mund të shtoni dhe pak majdanoz të grirë sipas dëshirës.

Vendoseni në furrë të ngrohur më parë me 200 gradë celsius përreth 20-30 minuta.

Kur të jetë krijuar një shtresë e artë në sipërfaqen e kungujve, është gati për t’u shërbyer.

Mund t’i servirni duke i shoqëruar me salcë kosi të thjeshtë ose tarator./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.