6.5k 1

Arsyet Pse Farat e Linit Duhen Shtypur Para Ngrënies

Mund të keni lexuar që farat e vogla të linit janë një paketë e fuqishme me vlera ushqimore.

Por cila është mënyra më e mirë për t’i përthithur të plota këto vlera?

Farat e linit janë si një fabrikë e vogël ushqyese për organizmin tonë.

Ato përmbajnë një numër të lartë fibrash, antioksidantë fitokimik, vitamina dhe minerale.

Gjithashtu janë të pasura me omega 3, që vjen nga burime bimore, i njohur ndryshe si acidi linolenik.

Si mund t’i bëni pjesë të ushqimit tuaj të përditshme këto fara?

Mundësitë janë të shumta, por AgroWeb.org ju tregon se ajo më e thjeshta dhe efikasja është që t’i shtoni në supat, sallatat dhe ushqimet tuaja, të shtypura ose të bluara.

Arsyet përse:

Farat e shtypura të linit janë lehtësisht më të tretshme

Farat e plota në mjaft raste mund të kalojnë në aparatin tretës pa u shpërbërë, që do të thotë që organizmi juaj nuk i ka përthithur të gjitha vlerat ushqyese.

Madje farat e papjekura, përmbajnë disa toksina që mund të kthehen në rrezik nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Pjekja, apo gatimi i këtyre farave mundëson që helmet të shkatërrohen plotësisht.

Farat e shtypura përçojnë të gjithë paketën e vlerave

Përfitimet shëndetësore që sjell shtimi i farave në ushqimet e përditshme, variojnë nga një metabolizëm më i shpejtë deri tek përmirësime në presionin e gjakut, në kolesterol dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ama ajo që është e sigurt, dhe për ekspertët, është që kanë një funksion përmirësues.

Vitaminat dhe vaji me përmbajtje lini janë të limituar në vlera.

Vërtet, vaji i farave të linit ka dendësi më të madhe se sa farat e shtypura, por nuk përmban të gjitha vlerat ushqyese natyrore.

Ndërsa vitaminat me përmbajtje lini, zakonisht përmbajnë vetëm njërën prej tyre.

Për shembull vetëm acidin linolenik, duke e limituar përthithjen e plotë të kësaj fare.

Farat e shtypura të linit shtojnë shijen.

Ju mund t’i jepni ushqimeve një shije të lehtë arrore, duke shtuar një lugë çaji me fara lini të shtypura në kosin e mëngjesit, lëngjet e frutave, brumin e petullave apo cilitdo gatim që dëshironi.

Dhe po ju tregojmë një sekret: nëse doni të ruani shijen dhe vlerat ushqimore të farave të linit, vendosini në frigorifer të pashtypura dhe bluajini përpara përdorimit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.