Në Gjirokastër kënga polifonike është duke u promovuar përmes krijimit të teksteve të reja dhe përfshirjes së fëmijëve në grupe polifonike.
Përfshirja e fëmijëve si pjesë e grupeve polifonike është sipas muzikantit Gentian Selfo një qasje shumë e mirë ndaj kësaj trashëgimie. Polifonia dhe njohja e mirë e ritmit është diçka që i zbavit fëmijët dhe një mënyrë e mirë për të evidentuar talente.
Eventet e verës megjithëse do të jenë shumë të kufizuara në pjesëmarrje për shkak të masave do ta risjellin polifoninë në qendër të vëmendjes kombinuar me zërat e fëmijëve. Artistët e vjetër dhe të rinj po përpiqen të krijojnë ndërthurje mes polifonisë, këngës qytetare dhe folklorik koreografik. Përfshirja e vizitorëve për tu bërë pjesë e grupeve të këngëve dhe valleve do të jetë e veçanta e sezonit./Burimi:Top Channel