3 Mënyra të Thjeshta për të Përdorur Hudhrën Gjatë Gatimeve

278 0

Hudhra është një nga përbërësit e kuzhinës që i jep shumë shije dhe aromë gatimeve tuaja.

Megjithatë, disa njerëz preferojnë të shmangin grirjen e hudhrës, për shkak të aromës së rëndë dhe vetisë së saj ngjitëse.

Prandaj përdorin mënyra të tjera më të thjeshta si për shembull shtypja ose copëtimi i hudhrës.

Por siç mund ta keni vënë re hudhra e grirë edhe pse çliron më shumë aromë, digjet më lehtë dhe shija e saj ndryshon.

Kështu që është më mirë ta ruani atë për recetat që kërkojnë hudhër të freskët, të papërpunuar, si salcat.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga përdorimet e thjeshta dhe më të shëndetshe të hudhrës gjatë gatimeve.

Shmangni grirjen e hurdhave gjatë zierjes

Meqenëse zierja është një proces i gjatë gatimi dhe i ngadaltë, nuk ka nevojë që ju ta grini hudhrën.

Zierja ose gatimi do ta zbusë hudhërn në mënyrë efektive duke bërë që ajo të çlirojë të gjithë vetitë e saj.

Megjithatë për të shtuar më shumë aromë, ju mund t’i shtypini lehtë hudhrat përpara se t’i shtoni në enën e gatimit.

Mos harroni që t’i lagroni nga ena përpara se të shërbeni.

Provoni ta prisni hudhrën në feta

Prerja e thelpinjve të hudhrës është më e lehtë dhe më pak e mundimshme se grirja.

Gatuajini hudhrat e prera në vaj ulliri ose gjalpë derisa të çlirohet aroma e saj.

Gjithashtu ju mund ta përdorni vajin në të cilin keni skuqur hudhrën e prerë, si një salcë të shpejtë për makaronat ose orizin.

Grijeni hudhrën atëherë kur është vërtetë e nevojshme

Ju mund të ruani aromën e fuqishme të hudhrës duke e grirë atë imët në një rende.

Hudhra e grirë mund të digjet lehtësisht gjatë gatimeve, gjë që do t’i japë gatimeve një shije paksa të hidhur.

Prandaj këshillohet që hudhrën e grirë ta përdorni për salca të ndryshme ose për marinim.Por siç mund ta keni vënë re hudhra e grirë edhe pse çliron më shumë aromë, digjet më lehtë dhe shija e saj ndryshon./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.