Buka e bardhë Marokene, e njohur ndryshe edhe si Khobz, ka një formë të rrumbullakët, është e sheshtë dhe ka një strukturë pak të trashë.

Mielli që përdoret për të bërë këtë bukë, preferohet të jetë miell 00 , pasi ai jep një rezultat më të mirë.

Megjithatë ju mund të përdorni edhe lloje të tjera mielli në këtë recetë.

Buka e bardhë Marokene përdoret kryesisht si shoqëruese për gatime të ndryshme ose si bukë për sanduiç.

Korja e saj preferohet aq shumë, sa shumë marokenë heqin pjesën e butë dhe përdorin vetëm koret.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën e thjeshtë të kësaj buke shumë të shijshme.

Përbërësit

4 gota miell

2 lugë çaji kripë

2 lugë çaji sheqer

1 lugë maja

2 lugë vaj

300 ml ujë të ngrohtë

Përgatitja

Fillimisht përgatisni përbërësit e duhur dhe më pas lyeni tavën ose letrat e pjekjes me pak miell misri.

Në një tas të madh shtoni dhe përzieni së bashku miellin, kripën dhe sheqerin. Më pas, në qendër të përzierjes shtoni pak maja dhe filoni ta trazoni me duar. Ndërkohë që trazoni me duar, shtoni vaj dhe ujë.

Për të bërë brumin ju mund të përdorni makinerinë e bukës ose mund ta bëni atë me duar.

Nëse është e nevojshme, shtoni miell ose ujë në sasi shumë të vogla për të zbutur brumin. Por kini kujdes që ai të mos bëhet ngjitës.

Ndani brumin në gjysmë dhe formoni me secilën pjesë një formë sferike. (Nëse preferoni, mund ta ndani brumin në katër deri në gjashtë bukë më të vogla.)

Vendosini ato në tavë dhe mbulojini me një copë. Lërini të pushojnë për 10 deri në 15 minuta.

Pasi brumi të pushojë, përdorni pëllëmbën e dorës për ta rrafshuar brumin në formë rrethi, afërsisht 1 cm të trashë.

Mbulojeni sërisht dhe lëreni rreth 1 orë (në një ambient të ftohtë).

Ju gjithashtu mund ta lini brumin derisa kur ta shtypni lehtë me gisht ai të kthehet në formën filllestare.

Ndërkohë ngrohni furrën në 225 C.

Me një thikë të mprehtë ose me një piru, krijoni disa prerje të lehta ose shpime në pjesën e sipërme të bukës.

Piqni bukën për rreth 20 minuta, derisa të marrë ngjyrën e duhur dhe të tingëllojnë të zbrazëta kur goditen.

Transferoni bukën në një enë tjetër dhe mbulojini me një copë derisa  të ftohet./AgroWeb.org