Byreçkat E Pranverës Me Perime

425 0

Në të kaluarën këto byreçka përgatiteshin veçanërisht me rastin e Vitit të Ri Kinez.

I cili sipas kalendarit tradicional korrespondon me fillimin e pranverës dhe kjo shpjegon edhe kuptimin e emrit të tyre.

Ka shumë varietete të kësaj mezeje tipike të kuzhinës kineze, por AgroWeb.org ka zgjedhur të sjellë versionin vegjetarian të mbushur me lakër, qepë dhe karota.

Megjithatë ju mund të shtoni mish pule ose mish derri.

Duke përdorur petët e gatshme, do të shihni se përgatitja e tyre me duart tuaja do të jetë si një lojë fëmijësh!

Përbërësit (për 8 byreçka)

8 fletë me peta të gatshme (madhësia 20 x 20 cm)

300 g lakër e bardhë

60 g karrota

50 g qepë

30 ml verë e bardhë

Vaj për skuqje

Kripë për shije

Piper i bardhë (ose i zi) për shije

1 e bardhë veze

Përgatitja

Për të përgatitur byreçkat e pranverës, së pari shkrini fletët e gatshme dhe mbulojini ato me një leckë pak të lagur, për të parandaluar tharjen e tyre.

Qëroni dhe prisni lakrën, qepët dhe karotat në shirita të hollë.

Ngroheni sobën në nxehtësi të lartë, pastaj hidhni vajin dhe qepët. Skuqini për disa minuta dhe më pas shtoni karotat, lakrën, kripën dhe piperin sipas dëshirës.

Shtoni gjithashtu verën e bardhë dhe kavërdisni perimet për 4-5 minuta. Ato duhet të jenë të gatuara por ende pak të forta.

Transferojini perimet në një kullesë për të hequr lëngun e tepërt.

Në këtë pikë mund të filloni me përgatitjen e byreçkave.

Palsoni petën si gjysmë hëne duke hedhur mbudhjen në mes e duke lagur skajet me pak të bardhë veze.

Por kujdes! Mos ushtroni shumë presion gjatë mbylljes sepse mund të dëmtohen.

Vazhdoni në këtë mënyrë për të formuar byreçkat e tjera.

Ngrohni përsëri sobën duke ngrohur vajin për skuqje.

Kur vaji të jetë ngrohur, ulni pak nxehtësinë dhe filloni skuqjen e tyre.

Kur ngjyra e tyre të jetë e artë në të dy anët, kullojini dhe vendosini në një letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt.

Shërbejeni të nxehta dhe shoqërojeni me një salcë pikante ose të ëmbël.