Çorba Shkodrane – Receta me Shijen e Dikurshme, Trashëguar Brez pas Brezi

2.8k 0

Kulinaria shqiptare është e pasur me receta të mrekullueshme gatimi, me shije fantastike që mjafton t’i provosh njëherë e vështirë t’i harrosh.

AgroWeb sjell recetën e Kuzhinaime përmes amvisës shkodrane, Migena Buci.

Përbërësit

2 kokrra qepë mesatare,

Mish i grire 1 filxhan çaji,

Salcë 1/2 luge gjelle,

Kripë,

Piper,

Oriz 2 filxhanë kafeje.

Përgatitja

Kaurdiset me lyrë qepa e grirë hollë, hidhet mish i grirë, salcë, kripë, piper, shtohet ujë dhe zihet sa të zbutet e gjithë masa.

Hidhet orizi i pastruar dhe i larë dhe zihet duke përgatitur një çorbë të trashë.

Kur shërbehet në pjatë hidhet gjalpë i shkrirë dhe piper i zi i bluar, sipas dëshirës mund ti hidhet edhe lëng limoni.

Shoqërojeni me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate furre apo dhe gatime të tjera sipas dëshirës.