Ëmbëlsia Magjepsëse e Hallvës së Mbushur me Akullore

474 0

Një ëmbëlsirë krejt e veçantë, e cila të magjeps dhe të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Sigurisht hallva është një ëmbëlsirë klasike e shijshme por e kombinuar me akullore dhe e përgatitur me qumësht, shija e saj bëhet edhe më superiore.

Përgatitet me pak përbërës dhe krejt lehtë por shija e saj perfekte do t’ju lërë patjetër pa fjalë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën magjepsëse te përgatitjes së Hallvës së Mbushur me Akullore në shtëpi, një ëmbëlsirë që sigurisht do mahnisë me shijen e saj gjithë familjen.

Përgatitja e Hallvës së Mbushur me Akullore

Përbërësit

2 ½ filxhanë çaji me qumësht

1 filxhan çaji me ujë

2 filxhanë çaji me sheqer

1 filxhan çaji me miell gruri të fortë (semolina, e gjeni në supermarkete)

1 filxhan çaji me miell misri

100 gr gjalpë i freskët

Akullore me vanilje

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni sheqerin në një tas të madh.

Shtoni qumështin dhe më pas ujin.

Përziejini mirë të gjitha bashkë derisa sheqeri të tretet plotësisht.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtoni gjalpin dhe përziejeni me lugë druri derisa të shkrijë.

Më pas, shtoni miellin e grurit (semolinën) dhe miellin e misrit.

Përziejeni derisa mielli të thithë të gjithë gjalpin.

Shtoni më pas masën e qumështit me sheqer dhe përziejeni.

Lëreni të ziejë për 15 minuta dhe mbylleni tenxheren me kapak.

Më pas, fikni sobën, hapni tenxheren përziejeni masën dhe mbylleni sërish me kapak dhe lëreni ashtu për 30 minuta.

Në vijim, merrni një tas apo kupë vendosni në të një plasmas kuzhine dhe puthiteni mirë në të gjithë brendësinë e kupës.

Vendosni 2-3 lugë nga masa e hallvës dhe puthiteni fortë me lugë në të gjitha anët e brendshme të kupës.

Mbusheni pjesën brendshme me akullore me vanilje dhe tasin me hallvë të mbushur me akullore kthejeni përmbys në një pjatë.

Shërbehet menjëherë sapo përgatitet.  

Nëse dëshironi kur ta servirni sipër mund t’i vendosni disa stika pishe, lajthi, arra të thërrmuara apo edhe bajame./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.