Gjel Deti I Pjekur Në Furrë Me Verë Të Bardhë

1.9k 0

Mishi i gjelit të detit kombinohet shumë mirë me ushqmine të ndryshme si patatet e ëmbla, perimet, proshutën ose kërpudhat.

Prandaj kjo recetë është perfekte për të gatuar lehtësisht një pjatë të dytë dhe për të pasuruar tryezën tuaj.

Edhe pse gjeli i detit është më pak i përdorur se pula, AgroWeb.org ju fton ta provoni këtë recetë si për butësinë ashtu edhe për vetitë e saj të shijshme dhe të shëndetshme.

Përbërësit

1 kg kofsha të gjelit të detit

600 g patate

50 ml verë e bardhë

2 thelpinj hudhër

40 g gjalpë

kripë për shije

Për marinimin duhen:

40 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

1 degëz rozmarinë

kripë dhe piper i zi për shije

një lugë gjelle majdanoz i copëtuar

30 ml lëng limoni

Erëza të ndryshme për shije si : turemik, xhenxherfil dhe koriandër.

Përgatitja

Për të përgatitur gjelin e pjekur, filloni duke pastruar dhe larë kofshët mirë.

Më pas në një enë jo shumë të madhe vendosni kofshët e gjelit dhe shtoni sipër vaj, majdanoz, kripë, rozmarinë, erëza dhe lëngun e limonit.

Përzieni gjithçka me duar dhe mbulojeni duke e lënë të marinohet për 1 orë.

Ndërkohë, lani, qëroni dhe prisni patatet në gjysmë ose nëse dëshironi lërini të plota.

Në një enë pjekjeje vendosni mishin e marinuar duke i shtuar verë, hudhra, vaj ullri dhe patatet.

Mbulojeni enën me letër alumini dhe vendoseni në furrë në temperaturë 200 °, për 30 minuta.

Pas 30 minutash, hiqeni nga furra, hiqni letrën e aluminit dhe ktheni pjesët e gjelit të detit.

Vendoseni përsëri në furrë për 50-60 minuta.

Kthejeni shpesh përbërësit për t’i skuqur mirë, dhe spërkatni me lëngun e gatimit.

10 minutat e fundit shtoni pak gjalpë për të krijuar një sipërfaqe krokante./AgroWeb.org