Gjizanik – Receta e Traditës me Shijen më të Mrekullueshme

863 0

Kjo është një recetë tradicionale, e trashëguar nga amvisat brez pas brezi duke ofruar njëlloj shijen e saj fantastike.

Përgatitet lehtë dhe thjeshtë në vetëm pak përbërës dhe hapa dhe receta është gati për t’u shijuar e ngrohtë me gatime të tjera në tryezë por edhe me pak bukë të thekur apo kulaç shtëpie.

Përbërësit

1 kg gjizë
5 të verdha veze
2 lugë gjelle miell misri
2 lugë gjelle miell gruri
Nenexhik
1 tufë qepë të njoma
100 gr gjalp
Piper i kuq
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim të verdhat e vezës, shtojmë pak vaj ulliri, hedhim qepët e njoma të prera në unaza dhe nenexhikun të prerë hollë, nëse është i freskët. Shtojmë miellin e misrit dhe të grurit dhe i përziejmë.

Në fund shtojmë gradualisht gjizën. Pasi e trazojmë mirë dhe është krijuar një masë homogjene e vendosim në nje tavë (mundësisht tavë dheu ) të lyer me pak gjalpë.

Nivelojmë mirë sipërfaqen e gjizës dhe më pas me anë të një luge formojmë mbi masë gropëza të vogla si dekor.

Shtojmë gjalpin e shkrirë me piper të kuq, duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. E vendosim në furrë në 180 gradë Celsius për 20-30 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.