Humus me Karrota – Receta e Thjeshtë me Shije Fantastike

977 0

Humusi po merr një famë përtej Lindjes së Mesme dhe kjo falë shijes unike që kjo recetë sjell në tryezë.

Baza kremoze që ofron humusi është perfekte për të shoqëruar drekat të cilat përmbajnë receta mishi.

Por nga ana tjetër humusi është një recetë perfekte për të shoqëruar perimet e freskëta si edhe bukën e thekur.

Receta klasike përgatitet duke përdorur qiqra, salcë susami, lëng limoni dhe hudhër, ama mund të shtoni perime madje edhe fruta nga më të ndryshmet.

AgroWeb.org këtë herë sjell për ju recetën e humusit me karrota, për një shije të re në tryezën tuaj.

Përbërësit:

500g karrota (të qëruara dhe të prera në copa të vogla)

3 thelpinj hudhër

2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë dhe piper

½ kg qiqra  (të shpëlarura dhe të kulluara)

350 ml lëng perimesh ose ujë

1/2 lugë çaji me sodë buke

1/4 filxhan tahini

3 lugë lëng limoni

2 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji me qimon të bluar (ndryshe cumin)

deri në 1/4 filxhan ujë të ftohtë

majdanoz i freskët dhe fara susami (sipas dëshirës)

Hapat që duhet të ndiqni:

Pasi të keni bërë gati përbërësit, ngroheni furrën në 200 gradë celcius.

Vendosni së bashku karrotat dhe thelpinjtë e hudhrës në një letër alumini dhe shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper, sipas shijes tuaj.

Mbulojini ato me letër alumini dhe piqni për 10 deri në 15 minuta, derisa ato të zbuten dhe të skuqen plotësisht. Më pas lëreni të ftohen për disa minuta.

Ndërkohë, shtoni qiqrat, lëngun e perimeve ose ujin dhe sodën e bukës në një tenxhere të mesme.

Lërini të ziejnë dhe ziejnë për 15 minuta, derisa qiqrat të zbuten dhe lëvozhgat të bien. Kullojini dhe shpëlajini me ujë të ftohtë.

Në një mikser shtoni së bashku: karrotat e pjekura, qiqrat, tahini, lëng limoni, mjaltë dhe qimon. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Gjatë përpunimit në mikser, shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe masën me ujë të ftohtë.

Përpunojini ato derisa të përftohet një masë e butë dhe kremoze.

Në një enë për servirje shtoni masën kremoze të përftuar nga përpunimi dhe zbukurojeni me majdanoz, pak vaj ulliri dhe fara susami.

Ju mund ta shoqëroni atë me pite të ngrohta ose patate të skuqura.