Kasatë Me Fruta, Kos Dhe Tërshërë – Receta E Ëmbëlsirës Së Freskët Dhe Të Lehtë

583 0

Kasatat me kos dhe fruta janë të shijshme dhe të lehta, ideale për një vakt të freskët dhe të vërtetë veror.

Për t’i përgatitur, thjesht prisni në copa sasitë e dëshiruara të frutave, bashkojini ato me kosin dhe lërini të ftohen në frigorifer për të paktën 6 orë.

Mund të zgjidhni frutat e preferuara të stinës, si bananet, mangot, pjeshkët, kumbullat, luleshtrydhe ose manaferrat.

Më pas të shtoni çdo lloj kosi në kallëpe, duke filluar nga kosi me pak yndyrë e pa sheqer.

Përveç kësaj, është gjithashtu e mundur që të zëvendësohen frutat e freskëta me komposto frutash ose reçel.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me një recetë të tillë, të lehtë dhe të shpejtë, të cilën ju sugjerojmë që ta provoni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit

Kos

Mango

Luleshtrydhe

Tërshërë

Përgatitja

Prisni në copa të vogla frutat e sipërpërmëndura dhe ndajini në mënyrë të barabartë në kallëpe, forma apo gota plastike.

Më pas sipër tyre shtoni kosin tuaj të preferuar, nuk ka rëndësi lloji përsa kohë është ai që ju pëlqen dhe në fund shtoni edhe pak tërshërë.

Nëse dëshironi ju mund ta ëmbëlsoni kasatën tuaj me mjaltë apo reçel si ai i kajsisë.

Në fund vendosni shkopinjtë dhe lërini kallëpet të pushojnë në frigorifer për të paktën 6 orë.