Kek Me Krem Pastiçerie – Receta e Ëmbëlsirës Kremoze Dhe Të Parezistueshme

596 0

Keku me krem pastiçerie është një ëmbëlsirë ideale për t’u shërbyer në çdo rast.

E ëmbël, e butë dhe e pareziztueshme, janë tre fjalët me të cilat AgroWeb.org do ta përshkruante atë më thjeshtë.

Nëse dëshironi të sillni në tryezë një shije të tillë, provoni ta përgatisni vetë atë, duke ndjekur hapat si më poshtë.

Përbërësit

Për kremin:

3 të verdha vezësh

200 ml qumësht

20 gr sheqer

20 gr gjalpë

20 gr niseshte misri

1/2 lugë çaji ekstrakt vanilje

Për tortën:

200 gr krem djathi

3 të bardha vezësh

50 gr sheqer

15 ml lëng limoni

10 gr miell

Përgatitja

Për të përgatitur kremin e pastiçerisë, bashkoni në një tenxhere të verdhat e vezëve me qumështin, sheqerin, esencën e vaniljes dhe niseshtenë e misrit.

Përpunojeni me një rrahëse dhe më pas gatuajeni për 5 minuta.

Kur përbërësit të jenë bashkuar dhe kremi të jetë formuar, shtoni gjalpin.

Përzieni në një mikser kremin e djathit, me lëngun e limonit dhe miellin.

Vazhdoni duke rrahur të bardhat e vezëve dhe shtoni pak nga pak sheqerin.

Bashkoni përbërjet duke i përzier mirë.

Masën hidheni në një formë keku me diametër 18 cm dhe piqeni në 150 ° C për 1 orë.

Në fund spërkasni sheqer pluhur mbi tortë dhe më pas shërbejeni.

Tortën mund ta ruani në frigorifer për 2-3 ditë, një ene hermetike. /AgroWeb.org