Kotoleta Vjeneze – Receta E Preferuar E Krishtlindjeve

1.2k 0

Të shijshme, të lehta dhe ideale për një vakt të shëndetshëm janë edhe kotoletat me mish viçi.

Sot AgroWeb.org ju njeh versionin e thjeshtë të përgatitjes së tyre sipas recetës Vjeneze.

Një shtresë e artë dhe krokante mbështjell mishin e butë të viçit, të rrahur me mjeshtëri për të qenë sa më i hollë dhe i gjerë, elementë që karakterizojnë këtë gatim tipik.

Skuqja në gjalpë është e pazëvendësueshme nëse dëshironi të rikrijoni shijen unike të kësaj pjate të veçantë dhe të pazëvendësieshme!

Krejt lehtë për t’u përgatitur dhe fantastike për mbrëmjet festive, AgroWeb.org ju fton të ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes së saj.

Përbërësit

500 g gjalpë

500 g mish viçi

3 vezë

200 gr thërrime buke

1 limon

Kripë për shije

Miell për shije

Përgatitja

Për përgatitjen e koteletës vjeneze, filloni duke skuqur gjalpin në zjarr të ulët.

Ndërkohë përgatisni tre pjata të veçanta me thërrimet e bukës, miellin dhe vezët e rrahura.

Pas kësaj merrni mishin e viçit dhe me një thikë të mprehtë prisni dy feta rreth 3 cm ose rreth 250 gramë secila.

Rrihni fetat e viçit me lëvizje nga qendra në drejtim të skajeve.

Trashësia që duhet të arrihet është afërsisht 5 mm.

Kalojeni kotoletën në pjatën me miell, më pas në pjatën me vezë dhe në fund tek pjata me thërrimet e bukës.

Shtypeni me gishta në mënyrë që thërrimet e bukës të ngjiten mirë në mish.

Vendosini kotoletat për skuqje në tiganin me gjalpë dhe rrisni nxehtësinë e gatimit.

Lërini të skuqen për rreth 5 minuta, e më pas kthejini butësisht në anën e kundërt.

Pasi të jenë skuqur, largoni yndyrën e tepërt me një letrër kuzhine.

Nëse dëshironi mund t’i spërkasni me pak kripë e më pas t’i shërbeni të nxehta së bashku me një fetë limoni.

Këshillë

Për më shumë shijë këshillohet skuqja me gjalpë dhe jo me vaj.

Preferohet të konsumohen menjëherë, por mund të ruhen edhe për disa ditë në frigorifer./AgroWeb.org