Makarona Kremoze Me Kungull Dimri – Receta Plot Shije

596 0

Makaronat janë një nga pjatat e preferuara për të gjithë familjen.

Recetat e tyre janë me kombinime nga më të ndryshmet dhe më të shijshmet.

Sot AgroWeb.org ju njeh me recetën e cila përfshin kungujt e dimrit. E lehtë në përgatitje dhe plot shije dhe vlera ushqyese. Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së saj.

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë, e grirë hollë

2 thelpinj hudhra, të shtypura

500 gr kungull dimri, i qëruar dhe iprerë në kubikë rreth 3 cm

50-100 ml qumësht

2 lugë gjelle pure domatesh

2 lugë gjelle maskarpone

350 gr makarona të shkurtra

40 gr djathë kaçkavall

Përgatitja

Ngrohni vajin në një tigan mbi nxehtësinë mesatare. Skuqni aty qepën me pak kripë, për 10-15 minuta derisa të zbutet.

Shtoni hudhrën dhe skuqeni edhe për 1 min. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Ndërkohë, zieni copat e kungullit në një enë me ujë të vluar me kripë, për 10-15 minuta derisa të zbuten aq sa të shpohenlehtë me një thikë.

Kulloni ujin dhe kalojini copat në një mikser. Shtoni rreth 50 ml qumësht dhe përzierjen e qepëve me hudhra.

Përpunojini derisa përbërësit të bashkohen plotësisht, duke shtuar gradualisht më shumë qumësht derisa përzierja të jetë mjaft e trashë (mund të mos ju nevojitet i gjithë qumështi).

Në një tigan të madh hidhni purenë e domates dhe maskarponen dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët.

Ndërkohë vazhdoni edhe me zierjen e makaronave duke ndjekur udhëzimet e paketimit.

Kullojeni ujin e makaronave, duke ruajtur një filxhan nga uji i tyre.

Përzieni makaronat me salcën e kungujve, djathin kaçkavall dhe ujin që ruajtët.

Përziejni mirë dhe shtoni djathë kaçkavall sipas dëshirës. /AgroWeb.org