Mish Keci Me Lëng Limoni – Mënyra Perfekte E Pjekjes Në Shtëpi

5.8k 0

Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur të kecit me lueng limoni.

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Kecit me Lëng Limoni

 Përbërësit 

 (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 kg mish keci

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Lëngu 2 kokrra limonave

1 gotë verë të bardhë ( sipas preferences)

Përgatitja 

Si fillim, pastroni mirë mishin e kecit me ujë të bollshëm, prijeni në thela dhe kriposeni sipas preferencës.

Hidhini  piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni me rradhë thelat e mishit të kecit në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit lëngun e limonit dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të kecit mund të përdorni edhe mish qengji ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 3 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.