Panine Të Shijshme Me Salcë Borziloku Dhe Mish Pule

663 0

Paninet e mbushura me perime, mish apo përzierje të ndryshme janë një alternativë shumë e mirë dhe e volitshme jo vetëm për tu ushqyer shëndetshëm por edhe për të kursyer para në restorante.

Aspekti i shëndetshëm i panineve varet nga lloji i bukës së blerë por edhe mbushjet e përzgjedhura.

Një panine e mbushur me të skuqura dhe mishra të përpunuar nuk ka të njëjtat vlera dhe ndikim si një panine me drith të plotë, me perime, barishte apo mish shpendësh.

Një shembull të një panineje të shijshme dhe të shëndetshme e gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Panine Të Shijshme Me Salcë Borziloku Dhe Mish Pule

Përbërësit:

  • 8 feta buke drithi të plotë
  • 4 lugë gjelle salcë borziloku pesto të bërë vetë në shtëpi ose të blerë
  • 100 gramë djathë mocarela të freskët e të prerë hollë
  • 350 gramë fileto të gatuar pule
  • Gjysmë filxhani speca të kuq të pjekur
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Këto panine përgatiten shumë lehtë duke u tiganisur në zjarr mesatar.

Vendosni katër feta buke në banakun e pastër dhe lyejini secilën me salcën e borzilokut, përgatitjen e së cilës në kushte shtëpie mund ta lexoni këtu.

Më pas shtroni feta të barabarta të djathit mocarela, mishit të pulës dhe specave të kuq.

Vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni shumë pak vaj ulliri.

Kur ai të jetë nxehur, vendosni paninet një e nga një ose dy e nga dy në varësi të përmasave të tiganit deri sa buka të jetë kërce dhe djathi të shkrihet.

Për tu arritur kjo mjaftojnë 3-4 minuta në secilën anë.

Hiqini nga tigani dhe nëse dëshironi mund t’i konsumoni në shtëpi ose t’i paketoni për një vakt të shijshëm, të pastër, e të shëndetshëm kudo që ju gjen koha e drekës./AgroWeb.org