Ky lloj patëllxhani në gjuhën shkencore njihet si Solanum melongena.
Ai është një varietet që origjinën e ka nga Turqia dhe prodhon fruta në ngjyrë të portokalltë të cilat ngjasojnë me domatet.
Patëllxhanët kanë nevojnë për shumë diell, ujitje të bollshme dhe një tokë të pasur, fertile dhe me drenazhim të mirë.
Ato nuk rriten mirë në tokë me shumë ujë dhe me aciditet të lartë.
Por si mund të përdoret në kuzhinë dhe për qëllime mjekësore? AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me përgjigjet e sakta.
Përdorimi në kuzhinë
Patëllxhani Turk është shumë i ëmbël dhe i shijshëm.
Ju mund t’i përdorni ata edhe nëse janë akoma jeshilë dhe farat nuk janë të zhvilluara plotësisht.
Kur janë ende të rinj mund të zihen ose të përdoren për të bërë salcë.
Kur ngjyra e tyre është e kuqe e ndezur, ato janë ideale për t’u pjekur.
Ato janë gjithashtu të përkryera edhe për skuqje, mbushje por edhe mund të përdoren edhe për pica.
Ju gjithashtu mund t’i shoqëroni me patate, domate e speca.
Mund të kombinohen në mënyrë prefekte me hudhra, kopër dhe rigon, koriandër ose majdanoz.
Struktura e tij “mishtore” e bën patëllxhanin një element kryesor në dietat vegjetariane.
Patëllxhani turk ka një jetëgjatësi të shkurtër dhe duhet të përdoret brenda dy deri tre ditësh.
Këshillohet t’i ruani në një vend të ftohtë e të thatë derisa të jenë gati për t’u përdorur.
Përdorimi për arsye mjekësore
Patëllxhani turk është një burim i pasur i likopenit, i cili konsiderohet si një antioksidant.
Likopeni gjendet në lëkurën e patëllxhanit dhe zhvillohet sapo fruti piqet.
Likopeni mund të ndihmojë kundër kancerit. Ai mund të parandalojë, luftojë dhe riparojë dhe dëmtimin e qelizave.
Patëllxhani Turk është i pasur edhe me bioflavonoidë që ndihmojnë gjithashtu në luftimin e kancerit.
Ai është ulët në yndyrna të ngopura, natrium e kolesterol dhe i lartë në fibra.
Një nga ushqimet më të mira që ndihmon nëse dëshironi të humbisni peshë sepse përmban vetëm 25 kalori për racion.
Përmban folate, kalium, mangan, vitamina C dhe K, Tiaminë, Niacin, B-6, Acid Pantotenik, Magnez, Fosfor dhe Bakër.
Patëllxhani i papërpunuar mund të aplikohet në sipërfaqe në rast pickimi nga akrepi dhe një kompresë e mbushur me patëllxhan mund të aplikohet për të trajtuar morthin./AgroWeb.org