Bajamet e Festave – Si Të Përgatisni Recetën E Veçantë Plot Ëmbëlsi

697 0

Bajamet janë padyshim fantastike në shijen e tyre ashtu si edhe në vlera.

Ato janë një nga përbërësit kryesorë të shumë ëmbëlsirave dhe recetave fantastike në kuzhinë.

Bajamet përdoren edhe për qerasje në formën e bonboneve në raste festash, dasmash e gëzimesh familjare.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni krejt lehtë në shtëpi  bonbonet e bardha me bajame.

Përbërësit

1 kg bajame të zbutura në ujë

450 gramë sheqer pluhur për ëmbëlsira

3 të bardha vezësh

Vanilje (një bustinë)

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që bajamet t’i zhysni në një tas të madh me ujë dhe t’i lini të zbuten përreth 1 orë.

Më pas, ndizeni furrën në 170 gradë.

Mbi skarën metalike vendosni një letër pjekjeje dhe sipër saj hidhni bajamet e zbutura në ujë dhe pa lëkurë.

Piqini lehtë në furrë për 5 deri në 10 minuta.

Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen.

Vëreni mikserin në punë dhe përzieni të bardhat e vezëve me sheqerin pluhur dhe vaniljen për ëmbëlsira deri sa të formohet një masë e trashë kremoze.

Zhytini bajamet në masën e bardhë të vezëve dhe vendosini një nga një mbi një letër pjekjeje të hapur në një tepsi.

Futeni tepsinë në furrë të parangrohur në temperaturë të ulët 170 gradë dhe lëreni tepsinue me bajamet për 10-15 minuta më pas fikeni sobën dhe lërini bajamet të paprekura për 10-12 orë e më pas servirini.

Simbolika e Bonboneve me Bajame

Këto ëmbëlsira serviren shpesh në dasma dhe celebrime.

Ato përfaqsojnë zhvillimet e mira e shpesh të hidhura në jetën e një çifti.

Sheqeri pluhur vesh bajamet me urimin që çifti do të ketë më shumë momente të ëmbla në jetë.

Këto ëmbëlsira gjithmonë serviren në numra tek, kryesisht 3 apo 5.

Numri 3 simbolizon nusen, dhëndrrin dhe fëmijën e tyre të ardhshëm.

Numri 5 përfaqëson pesë urime për çiftin: shëndet, pasuri, pjellori, lumturi dhe jetëgjatësi./AgroWeb.org