Petulla të Buta me Brumë Pice – Si t’i Përgatisni në Shtëpi

944 0

Petullat janë perfekte për të kaluar ditët kur keni dëshirë për diçka të shijshme, por jo dhe aq për të gatuar.

Ato përgatiten lehtë e thuajse nga të gjithë, e shijen e kanë gjithnjë të jashtzakonshëme.

Pëtullat që do t’ju sugjerojmë në recetën e sotëme janë të ngjashme me picën, por me një mënyrë interesante gatimi.

Ju duhen vetëm disa përbërës të cilët gjenden në çdo shtëpi për të sjellë rreth tryezësh shumë shije.

Mësojeni në vijim të këtij artikulli.

Përbërësit

300 g miell të bardhë për gatimin e bukës

1 lugë e gjysmë çaji me maja të thatë

180ml ujë

400 ml vaj ulliri

120 gr djathë kaçkavall

Piper

Kripë

Fara speci djegës

Rigon

Përgatitja

Si fillim përgatisni brumin e picës, duke hedhur miellin në një tepsi e brenda tij duke shtuar majanë, pak kripë dhe ujin e nxehtë.

Formoni brumin duke e punuar me duar derisa të ketë një masë kompakte e pa kokrrriza.

Lëreni të pushojë në një enë të mbuluar për 1 orë e më pas vazhdoni me përgatitjen.

Vendosni në zjarr një tigan të lyer me vaj ulliri dhe lëreni derisa të nxehet për skuqje.

Merrni brumin,dhe prisni copëza të vogla nga 5-7 cm dhe hapini me duar secilën pak nga pak.

Nuk ka rnëdësi forma e tyre mjafton që brumi të jetë i punuar mirë.

Kur vaji te jetë nxehur, shtoni me kujdes të gjithë petullat tuaja një nga një që të skuqen nga të dyja anët.

Bëni kujdes që të mos i digjni, lërini në zjarr derisa të marrin ngjyrë të artë.

Kur të jenë gati kalojini në një pjatë të shtuar em letër për të thither vajin e tepërt dhe bëni gati erëzat shoqëruese.

Në një enë të vogël përzieni djathin e grirë kaçkavall me pak fara speci të kuq djegës, rigon, piper dhe kripë sipas dëshirës.

Kur të keni çdo gjë gati servirini petullat tuaja duke i zhytur tek miksi i erëzave që sapo përgatitët./AgroWeb.org