Çfarë Qëndron Pas Logos Organike Tek Prodhimet?

974 0

Bujqësia organike shpesh konsiderohet si mënyra më e mirë për të ushqyer konsumatorët pa shkatërruar mjedisin.

Thënë thjesht, kjo bujqësi qëndron në harmoni me natyrën, i sjell konsumatorit ushqim të freskët, të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Parimi bazë është që natyra duhet të bëjë atë që e bën më së miri.

Bujqësia organike funksionon në bazë të disa objektivave, praktikave dhe parimeve që synojnë të reduktojnë impaktin e njeriut tek mjedisi dhe lejimin e funksionimit të natyrshëm të të gjithë sistemit bujqësor.

Çfarë Është Bujqësia organike

Disa prej praktikave tipike të bujqësisë organike përfshijnë:

-Mbjellja e kulturave bujqësore me rotacion për një përdorim të zgjuar të burimeve të tokës.

-Kufizime strikte në përdorimin e pesticideve, kimikateve sintetikë dhe fertilizuesve sintetikë, antibiotikëve, aditivëve të ushqimit, etj.

-Ndalimin e përdorimit të organizmave të modifikuar gjenetikisht.

-Shfrytëzimi i burimeve të tokës, si plehu organik nga kafshët për fertilizim dhe prodhimit e tokës për ushqim.

-Përzgjedhja e specieve të kafshëve dhe bimëve që i rezistojnë sëmundjeve dhe përshtaten me kushtet lokale.

-Rritja e kafshëve në ferma të hapura dhe ushqimi i tyre me produkte organike.

-Përdorimi i praktikave më të përshtatshme të mbarështimit, ushqyerjes dhe përkujdesjes në varësi të specieve të kafshëve.

Bujqësia organike është pjesë e një zinxhiri më të madh të furnizimit të ushqimit që përfshin sektorët e përpunimit, shpërndarjes dhe shitjes.

Prandaj, sa herë që të blesh një mollë bio në market, apo zgjedh një verë organike në restorantin e preferuar, mund të jesh i sigurt që ato janë prodhuar në bazë të rregullave strikte që respektojnë mjedisin dhe kafshët.

Impakti në mjedis

Fermerët organikë janë të mendimit që një tokë pjellore dhe respekti për mjedisin janë të një rëndësie të vecantë për njerëzit dhe kafshët.

Ata e respektojnë mjedisin në mënyrat e mëposhtme:

-Duke përdorur me përgjegjshmëri burimet e energjisë dhe ato të natyrës

-Duke mirëmbajtur biodiversitetin

-Duke siguruar mirëmbajtjen e ekuilibrave rajonale ekologjikë

-Duke zgjeruar pjellorinë e tokës

-Duke mirëmbajtur cilësinë e ujit

Fermerët organikë respektojnë kafshët në mënyrat e mëposhtme:

-Duke promovuar shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve

-Duke plotësuar disa prej nevoja specifike të kafshëve

Përpunuesit organikë, tregëtarët dhe shpërndarësit e ushqimit ndajnë të njëjtat objektiva si fermerët organikë, për dorëzimin e ushqimit të freskët dhe të përpunuar në respekt të natyrës dhe sistemeve të saj.

Synimet e Kësaj Industrie

Bujqësia organike synon të qëndrojë në kontakt me natyrën dhe rrënjët tradicionale të prodhimit.

Ajo funksionon në harmoni me natyrën, ndërkohë që përpunimin organik reflekton një shumëllojshmëri shijesh dhe preferencash për kulinarinë modern.

Përveç frutave, perimeve dhe mishit, prodhimet moderne organike përfshijnë:

-Ushqimet për fëmijë

-Verë të prodhuar nga rrushi organik.

-Birra

-Ëmbëlsirat

-Buka

-Drithërat e mëngjesit

-Biskotat

-Lëngjet e frutave

-Frutat dhe perimet e konservuara

-Ushqimet e pregatitura

-Kafeja

-Çaji

Prodhimet organike i gjejmë në forma të ndryshme. Shpërndarja e tyre tek konsumatori ndodh në mënyra po aq të ndryshme. Kanalet tipike të shpërndarjes së prodhimeve organike janë si më poshtë:

-Tregjet e specializuara lokale organike

-Dyqanet e specializuara organike në zona rurale ose kryeqytet!

-Stallat specifike në zonat rurale

-Furnizimi direkt nga ferma e prodhimit

Fermerët organikë përpiqen të zgjedhin farat, bimët dhe llojet e bagëtive që mund të jenë më pak të njohura por më rezistentë ndaj bakterieve dhe sëmundjeve, si dhe më të përshtatshme ndaj kushteve të stinës.

Kjo përzgjedhje lejon sektorin e përpunimit organik të ketë në dispozicion një shumëllojshmëri më të madhe të produkteve. /AgroWeb.org