Picë me Miell të Ashpër – Shije e Pakrahasueshme

468 0

Pica është gatimi i brumit më i dashur që mund të përgatisni.

E vjetër në shije, por me një sërë përgatitjesh të reja të cilat çdo herë ju joshin çdo herë.

E tillë është edhe receta e sotëme që ju sugjeron AgroWeb.org.

Picë me miell të ashpër dhe një sërë përbërësish të tjerë shumë interesantë.

Përbërësit për të zënë brumin

100 gr miell 00

100 ml ujë

10 gr maja birre e freskët

Për brumin

400 gr miell i ashpër

280 ml ujë

15 gr kripë

Për sipër

200 ml salcë domatesh

300 gr djathë pice ose mozzarella

100 gr proshutë e tymosur

100 gr rukola

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj pice AgroWeb ju këshillon që si fillim të përgatisni brumin e ardhur.

Në një enë shtoni ujin në temperaturë ambienti, shtoni majanë duke përzier në mënyrë që të shkrijë dhe më pas shtoni miellin pak nga pak.

Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë brumi e hollë të cilën duhet ta mbuloni me qese kuzhine.

Lëeni në temperaturë ambienti të fryhet për dy orë.

Më pas hiqni qesen, shtoni ujë dhe pjesën tjetër të miellit të ashpër pak nga pak duke përzier për 10 minuta.

Do të formohet një masë brumi e plotë dhe pa kokrriza, më pas shtoni kripën, përzieni edhe disa momente dhe kalojeni në një tavolinë të sheshtë.

Pluhërosni pak duart, punojeni pak brumin dhe më pas ndajeni në dy pjesë të barabarta.

Formoni me duar dy toptha dhe vendosini në dz enë të veçanta, mbulojini me qese plastike dhe lërini të fryhet për 2 orë.

Pasi të dy topat e brumit të jenë fryrë sa dyfishi i masës së tyre dhe zgjidhni dy tepsi me masë 40 cm.

Lyejeni tavën me pak vaj dhe hapeni me duar sa e gjithë masa e tavës, pasi të keni bërë këtë lërini të fryhen edhe për dy orë të tjera.

Sipër shtroni salcën e përzier me vaj ulliri dhe kripë dhe përhapeni mirë nëpër të dyja picat.

Shtoni djathin e picës ose mozzarellën e prerë në feta në mënyrë të barabartë nëpër të dy tavat.

Më pas futini picat tuaja të piqen në furrë të ngrohtë në temperaturën 220 gradë për 20 -25 minuta.

Kur brumi të jetë pjekur nxirrini nga furra shtoni sipër proshutën e tymosur dhe rulokën dhe sipas dëshirës domate të vogla qershi.

Priteni në copa të vogla dhe shijojeni sipas dëshirës./AgroWeb.org