Pite Me Djathë dhe Hudhër – Receta me Shije Speciale

1k 0

Pitet janë një ndër urshimet më të preferuara të shqiptarëve.

Recetat për përgatitjen dhe kombinimet e tyre janë të ndryshme ashtu si edhe shijet.

Kjo është një recetë e thjeshtë, e shijshme e cila  mund të jetë shoqëruese ideale gjatë vaktit të drekës apo të darkës.

Përgatitja e piteve 

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 2 thelbinj hudhër të shtypur
  • 2 pite të gatshme ose të bëra vetë (ndiqni këtu recetën e përgatitjes së piteve)
  • Gjysëm luge çaji me spec djegës
  • Gjysëm filxhani djathë mocarella

Përgatitja: 

Ndizeni furrën në 220 gradë.

Pëziejeni hudhrën me vajin e ullirit dhe me të lyeni sipërfaqen e piteve.

Më pas spërkatini ato me spec djegës dhe më pas shtoni mocarellën.

Futini pitet në furrë dhe piqini për 8 deri në 10 minuta ose deri sa djathi të shkrihet plotësisht dhe pitet të bëhen krokante.

Më pas, pitet prijini në shiritë dhe servirini duke i shoqëruar me salcë kosi apo sallatë fshati.

Mund t’i konsumoni edhe duke shoqëruar supa të ngrohta apo gjellë të ndryshme. Ato janë ideale edhe për t’u shoqëruar me turshi të ndryshme, ullinj apo edhe perime të pjekura apo të ziera.

Hani më shumë hudhër

Hudhra është një përbërës që nuk mund të mungojë në shumë gatime, që nga salca e makaronave deri tek mishi apo sallatat.

Ka disa sallata e salca që kërkojnë si përbërës hudhrën e pagatuar.

AgroWeb.org ju sugjeron të përgatisni një salcë të shijshme me avokado, hudhër, vaj ulliri, limon jeshil, kripë e piper.

Hudhrën e gjallë mund ta përdorni edhe në purenë e patateve.

Atë mund ta grini hollë, ta shtypni për të çliruar alicinën dhe ta shtoni në sallata apo supat me domate si dhe karrota.

Sigurohuni që të konsumoni të paktën dy thelpinj hudhër në ditë nëpërmjet recetave të larmishme./AgroWeb.org