Ndiheni Vazhdimisht Të Lodhur? Fajin e Ka Telefoni Juaj Celular

390 0

Ndjenja e lodhjes së vazhdueshme është ndër shqetësimet më të përhapura dhe që i dëgjoni më shpesh.

Padyshim situata në vijim ju ka ndodhur edhe juve.

Shkoni në shtrat natën pas një dite të lodhshme. Zgjoheni në mëngjes pa vendosur zilen. Por ende ndiheni të lodhur fizikisht.

Ajo që duhet të dini është se nuk ju rastis vetëm juve. Madje mund të jetë gjithashtu e lehtë për të eliminuar atë çka e shkakton këtë problem.

Duke marrë shkas nga kjo dukuri gjithmonë e më e pranishme në ditët e sotme, AgroWeb.org ju tregon se shkencëtarët kanë filluar të zhvillojnë studime mjaft të detajuara për të identifikuar shkaqet.

Sipas botimit New Scientist, një revistë shkencore ndërkombëtare, studiuesja Mary Harrington nga Smith College në Masaçusets, SHBA, tregon se problemi është për shkak të shtrembërimeve në orën biologjike.

Kjo orë e brendshme e organizmit, gjithashtu e njohur edhe si ritmi cirkadian, rregullon disa nga aktivitetet tona fizike kryesore sipas kohës së ditës.

Cilët janë shkaktarët dhe fajtorët?

Ndjesia e lodhjes së vazhdueshme shkaktohet nga drita artificiale e shkaktuar nga mjetet e teknologjisë që përdorim.

Telefonat, tabletat, kompjuterat, ekranet e televizorëve nga të cilët nuk jemi pothuajse asnjëherë të ndarë janë shkaktarët kryesorë.

Ora e brendshme e organizmit, sipas burimeve të AgroWeb.org, është përgjegjëse për sinkronizimin 24-orësh të sjelljeve tona biologjike, fiziologjike dhe shoqërore.

Kohëmatësit e brendshëm na tregojnë se si duhet të sillemi në bazë të kohës së ditës.

Sipas Harington, ekspozimi ndaj dritës artificiale konstante nga telefonat celularë, kompjutera dhe televizorë në mbrëmje, ose duke mos parë sa duhet dritë që është e mundur gjatë ditës, anashkalon orën tonë të trupit.

A ka një zgjidhje të thjeshtë për të mos qenë vazhdimisht të lodhur?

Shmangia e lodhjes kronike është më e lehtë se sa mendoni.

Ecni të paktën 20 minuta çdo mëngjes dhe mbyllni plotësisht ekranet e telefonit nga ora 10:00 e mbrëmjes e tutje.

Nëse e keni të pamundur të ndaheni nga telefoni juaj celular, nga tabletat, apo televizorët, atëherë sigurohuni që të ulni ndriçimin e ekraneve të tyre.

Ulja e dritës së ekrani dhe e kontrastit të televizorit nuk do ta çorientojë orën tuaj të brendshme dhe do të lejojë një pushim më të plotë të organizmit./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.