Receta E Ëmbëlsirës Së Kungullit Me Krem

532 0

Vjeshta është koha perfekte për të gatuar recetat me kunguj dhe sot AgroWeb.org ju fton të provoni recetën e kungullit me krem.

Kjo është një ëmbëlsirë elegante, e bërë me krem ​​dhe xhelatinë, por e pasuruar me tul nga kungulli i zier në avull që i jep ëmbëlsirës ngjyrën portokalli tipike.

Lexoni më poshtë për t’u njohur më këtë recetë të thjeshtë dhe të shijshme.

Përbërësit

200 g kungull

200 g pana

35 g sheqer

30 g qumësht

4 g fletë xhelatine

50 g pluhur kakaoje i hidhur

130 g ujë

100 g sheqer për përgatitjen e kakaos

Lajthi për shije

Përgatitja

Për të filluar me këtë recetë, së pari pastroni kungullin duke hequr farat dhe fijet e brendshme, pastaj hiqni lëkurën dhe prisni tulin në kubikë.

Transferoni kungujt në enën me avull dhe në të shtoni 2 gishta ujë. Gatuajini ato në avull për 10 minuta.

Pas kësaj kohe, transferojini kungujt në një mikser dhe përpunojini derisa të përftoni një masë kremoze. Në fund kulloni ujin e tepërt me anë të një site.

Ndërkohë vendosni fletët e xhelatinës në qumësht për të paktën 10 minuta.

Në një tenxhere hidhni panën, sheqerin dhe në fund shtoni purenë e kungullit duke i përzier mirë sëbashku.

Vendoseni tenxheren në sobë dhe gatuajeni në zjarr të ulët për 10 minuta, pastaj shtoni fletët e xhelatinës.

Përziejini shpejt në mënyrë që xhelatina të shkrijë njëtrajtësisht, e më pas fikeni zjarrin.

Hidheni përzierjen në 4 forma për kek, letre ose silikoni, dhe lërini të ftohen. Pasi të jenë ftohur vendosini në frigorifer që të forcohen për të paktën 2 orë.

Tani mund të filloni me përgatitjen e kakaos. Kalojeni kakaon në sitë mbi në një tenxhere të mbushur me 130 g ujë.

Në të shtoni sheqer dhe gatuajeni në zjarr të ulët për 10 minuta, duke e trazuar herë pas here.

Pas kësaj, transferojeni përbërjen në një tas dhe lëreni të ftohet, duke e trazuar herë pas here, në mënyrë që të trashet.

Pasi kungujt me pana të kenë ngrirë, hiqini butësisht nga forma dhe vendosini nëpër pjata.

Sipër shtoni përbërjen e kakaos dhe për ta zbukuruar vendosni copëza lajthie./AgroWeb.org