Receta E Sallatës Me Fasule Të Bardha Dhe Ton

1.2k 0

Kjo sallatë e lehtë me fasule të bardha të gatuara dhe ton, është një vakt i lehtë dhe i mbushur me proteina për ditët që nuk dëshironi të gatuani.

Kjo është një pjatë e cila kërkon pak ose aspak gatim, gjë që e bën krejt të lehtë përgatitjen e saj edhe nsë nuk keni eksperiencë në kuzhinë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së saj.

Përbërësit

1/2 qepë e kuqe

1 lugë gjelle (15 ml) verë e bardhë

Kripë dhe piper i zi për shijë

625 g fasule të bardha të thata, ose dy kanaçe fasule të bardha të gatshme

160 g peshk ton i konservuar

1 thelpi hudhër

60 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

1/4 filxhan gjethe majdanozi

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e kësaj recete filloni me përgatitjen e fasuleve, të cilat AgroËeb.org ju këshillon që t’i lini gjatë natës në ujë.

Të nesërmen kullojini nga uji dhe vendosini në ujë të freskët pa kripë për t’i zierë.

https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Lërini të ziejnë të mbuluara me kapak për të paktën 50 minuta, por mos harroni që t’i kontrolloni herë pas here pasi uji mund të avullojë.

Në fund mund të shtoni kripën për t’u dhënë shije fasuleve dhe lërini në zjarr edhe për 3-4 minuta të tjera.

Pas kësaj kohe kullojini nga uji fasulet e ziera dhe lërini të ftohen ndërkohë që përgatisni përbërësit e tjerë.

Në një tas të vogël hidhni qepën e kuqe të prerë në feta të holla dhe mbulojini me ujë dhe copa akulli sa të mbulohen.

Lërini fetat e qepës të qëndrojnë në ujë me akull për 15 minuta, më pas kullojini dhe lëreni qepën në tas.

Kalojini ato në një tas të madh dhe shtoni aty fasulet e ftohura si dhe konservat e peshkut ton.

Jepini shije sallatës suaj me majdanozin e grirë, kripë dhe piper sipas dëshirës, në fund spërkateni me hudhrën e grirë imët dhe vaj ulliri./AgroWeb.org