Receta e Përkryer e Lakrorit sipas Amvisave nga Devolli

595 0

Nëse doni të provoni shijen e përkryer të lakrorit me nam nga zona e Devollit, ndiqni hapat e përgatitjes në këtë recetë dhe shijojeni bashkë në familjen tuaj.

Kjo recetë vjen nga amvisa Luli Çollaku përmes faqes Kuzhinaime.

PËRBËRËSIT 

500 gr miell,

pak kripë,

pak sodë buke,

pak vaj

PËR MBUSHJEN

2 qepë

2 speca jeshile

3 domate mesatare

Zemë brumin dhe e lemë të pushojë 15 – 20 minuta

Bëjmë mbushjen sipas dëshirës ose me qepë e me domate si masat mësipër. Marim 2 qepë, 2 speca jeshile, 3 domate mesatare, i grijmë imët dhe skuqim qepën bashkë me specat sa të fillojnë te zverdhen.

Pastaj hedhim domatet, i skuqim dhe pak dhe i hedhim pak ujë, pak kripë dhe e lemë të ziej rreth 20 minuta.

Marim brumin, e ndajmë në dy pjesë, pjesa lart do pak më shumë brumë se peta që do hapet do jetë më e madhe.

Hapim petën poshtë sa masa e tepsisë dhe e shtrojmë në tepsi të lyer me pak vaj, hedhim mbushjen pastaj hapim petën tjetër më të madhe në mënyrë që të mblidhet pak.

E pjekim në rreth 15 minuta, kur ta nxjerim nga furra ashtu të nxehtë e lyejmë me gjalpë, pastaj e mbulojmë me një tepsi tjetër më të madhe në mënyrë qe avulli ta mbaj lakrorin të butë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.