Salcë e Freskët Me Boronicë Të Kuqe

556 0

Salca e boronicës së kuqe e bërë në shtëpi kërkon vetëm disa përbërës dhe është e lehtë për t’u përgatitur.

Ky version është i aromatizuar me lëng portokalli dhe lëkurë portokalli, gjë që e bën atë edhe më të veçantë. Ju mund ta shërbeni për të shoqëruar edhe pjatat e mishit.

Kjo salcë me boronicë është një domosdoshmëri në tryezën tuaj, ndaj edhe AgroWeb.org ju sugjeron ta provoni duke ndjekur hapat si më poshtë.

Përbërësit

½ gote lëng portokalli të freskët

½ gote ujë

140gr sheqer

340gr boronica të freskëta ose të ngrira (mos përdorni të thata)

rreth 2 lugë çaji lëkurë e grirë portokalli

Një majë lç kripë

Përgatitja

Bashkoni lëngun e portokallit, ujin dhe sheqerin në një tenxhere mesatare dhe lëreni të ziejë.

Shtoni aty boronicat, lëkurën e grirë të portokallit, pak kripë dhe lërini të ziejnë në zjarr mesatar për 10 deri në 12 minuta ose derisa shumica e boronicave të jenë hapur.

Përziejini herë pas here përbërjen me një lugë.

Në fund transferojeni salcën në një tas për servirje dhe lëreni të ftohet.

Salca e boronicës së kuqe mund të ruhet për 10 ditë në një enë të mbuluar në frigorifer.

Gjithashtu mund të ngrihet deri në dy muaj. Lëreni të shkrijë gjatë natës në frigorifer përpara përdorimit./AgroWeb.org