Sallatë me Luleshtrydhe dhe Limon – Shija e Freskët në Tryezë

1.1k 0

Luleshtrydhet, përveçse një frut shumë i shijshëm e plot lëng kanë edhe një pamje të mrekullueshme.

Ndoshta për këto dy arsye janë aq shumë të preferuara dhe të pëlqyera nga kushdo.

Në morinë e recetave dhe përgatitjeve të ëmbëlsirave që përmbajnë luleshtrydhe brenda ka pa dyshim shije mahintëse.

Për t’i shijuar sa më lehtë dhe sa më mirë ato AgroWeb.org ju këshillon të provoni recetën e re të përgatitjes së tyre.

Një sallatë frutash e freskët dhe plot shije vetëm me luleshtrydhe dhe limon.

Bashkimi i ëmbëlsisë me shijen e limonit kur konsumohen të freskëta e të sapo dala nga frigoriferi janë tepër të veçanta.

Për të përgatitur këtë sallatë të veçantë do t’ju duhen vetëm tre përbërës dhe në pak kohë.

Kështu do të keni gati në disa minuta një alternative të freskët për t’a shërbyer familjes dhe miqve në çdo kohë.

Ndiqni hap pas hapi si më poshtë mënyrën e saktë të pergatitjes së saj.

Përbërësit

300 gr luleshtrydhe

10 gr sheqer

1 lugë gjelle ujë

gjysmë limoni

Përgatitja

Për të përgatitur shpejt sallatën e ftohtë me luleshtrydhe AgroWeb.org ju këshillon të lani dhe pastroni luleshtrydhet.

Pritini ato në katër pjesë të vogla ose në gjysmë sipas madhësisë dhe lërini të pushojnë në një enë të veçantë.

Më pas vazhdoni me përgatitjen e shurupit duke hedhur në një enë sheqerin dhe lëngun e shtrydhur të gjysmës së limonit.

Përziejini mirë duke i shtuar edhe një lugë gjelle ujë kësaj mase që krijuat.

Tashmë mund të hidhni copat e luleshtrydheve që përgatitët më parë tek ena ku ndodhet shurupi.

Përzieni me kujdes me anë të një luge pa dëmtuar luleshtrydhet dhe në fund mbuloni enën me një kapak apo qese plastike.

Futeni atë në frigorifer për të paktën 1 orë osë deri në momentin që ju dëshironi t’a konsumoni.

Këtë sallatë mund t’a ruani të mbuluar në temperaturë të freskët, në frigorifer për 3 ditë.

Sipas dëshirës mund t’i shtoni sipër edhe pak sheqer pluhur për më shumë shije.

Shërbejeni këtë sallatë pas çdo vakti si një ëmbëlsirë e lehtë, e freskët dhe plot shëndet./AgroWeb.org