Sallatë Ruse me Proshutë – Shija e Re e Pasuruar

557 0

Sallata ruse është një nga recetat që nuk mungon kurrë në këtë periudhë.

E megjithëse mënyrat e përgatitjes së saj janë gjithnjë afër asaj tradicionales për shkak se shija është perfekte.

Por në këtë recetë në kemi guxuar pak më shumë duke modifikuar disa përbërës e duke shtuar proshutën ose sallamin.

Nëse jeni fansa të këtyre ushqimeve me siguri këtë recetë do ta shijoni pa masë.

Ndqini më poshtë të gjithë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj.

Përbërësit

250 gr patate

120 gr proshutë jo e tymosur

4 kastravecë turshi

2 vezë

120 gr bizele

2-3 lugë gjelle majonezë

2 lugë gjelle salcë kosi

Majdonoz

Vaj ulliri

Kripë

Përbërësit

Për të nisur me përgatitjen e kësaj sallate si fillim zieni patatet të cilat ju rekomandojmë ti merrni të vogla.

Qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël e më pas vendosini në një enë të thellë.

Merrni kastravecët turshi pritini edhe ato në kubikë të vegjël pasi t’i keni kulluar paksa nga uji i tyre dhe hidhini tek ena.

Zieni edhe vezët dhe veproni në të njejtën mënyrë si lart duke i prerë imët në kubikë të vegjël.

Tani është rradha e sallamit ose proshutës të cilën nuk duhet ta keni të tymosur, mund të zgjidhni mortadella ose të tjera.

Priteni në kubikë, shtoni bizelet, dhe bashkojini të gjitha në një enë.

Bashkë me majonezën, salcën e kosit, pak kripë dhe vaj ulliri.

Në fund shtoni majdanozin e freskët dhe përzieni me kudjes të gjithë përbërësit.

Më pas mund ta shërbeni bashkë me ushqime të tjera siç bëni zakonisht në fundvit./AgroWeb.org