Si Të Përgatisni Krejt Lehtë Picë Në Shtëpi

18k 0

Vërtetë nuk mund të blini lumturinë, por ama mund të përgatisni një Pica, duke bashkuar me shijen e saj gjithë familjen.

Pica është një ushqim i dashur nga të gjithë. Shija e saj të bën të lëpish gishtat e madje të të hapë menjëherë oreksin sa herë që kujtohemi për të.

Por kjo nuk do të thotë që picat që porosisni në restorant apo piceri janë të shëndetshme, për vetë faktin se për përgatitjen e tyre përdoren karbohidrate të rafinuara, kripëra dhe yndyrna të ngopura.

Pica që mund të bëni në shtëpi nga ana tjetër është e freskët dhe më e shëndetshme se çdo picë tjetër që mund të blini jashtë.

Ndaj nëse jeni dashamirës të këtij ushqimi, AgroWeb.org ju rekomandon t’a gatuani atë në shtëpi dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Gatimi i picës në shtëpi nënkupton që ju e keni kontrollin mbi përbërësit e saj dhe vlerat ushqimore që do të përfitojë organizmi juaj.

Receta që sugjeron AgroWeb.org përgatitet shpejt ndërkohë që pica është jashtëzakonisht e shijshme.

Përgatitja e saj kërkon pak kohë, duke nisur që nga brumi e përbërësit e tjerë. Sidoqoftë, produkti përfundimtar do ju bëjë të harroni çdo vështirësi në përgatitje.

Brumi me maja për përgatitjen e picës ka nevojë të vijë vetëm një herë, mjafton që të siguroni kushte dhe temperaturë të përshtatshme në shtëpinë tuaj.

Nëse dëshironi mund të gatuani pica të vogla, duke e ndarë brumin në copa të vogla prej 8 centimetra dhe duke i pjekur në furrë për tetë deri në dhjetë minuta.

Përgatitja krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

300g miell të bardhë për gatimin e bukës

1 lugë e gjysmë çaji me maja të thatë

Gjysëm luge çaji me kripë

180ml ujë mjaftueshëm të nxehtë sa ta durojë dora

4lugë gjelle me salcë domatesh të thara në diell.

150g djathë mocarella të prerë në copa.

4 kërpudha të prera hollë

Gjysëm speci jeshil të pastruar nga farat dhe të prerë hollë.

10 kokrra ullinj të prera në feta

2 lugë çaji me vaj ulliri

Përgatitja

Kalojeni miellin në sitë dhe hidheni në një enë të gjërë.

Shtoni majanë dhe ujin dhe punojeni brumin me dorë.

Kalojeni në banak dhe punojeni për 5 minuta deri sa brumi të jetë i butë dhe elastik.

Vendoseni topthin e brumit në një enë të të lyer me pak vaj ulliri dhe mbulojeni me pecetë kuzhine.

Lëreni në një vend të ngrohtë deri sa brumi të ketë ardhur për një orë.

Ngroheni furrën në 220°C  dhe vazhdoni të punoni brumin me grushta për një minutë deri sa bulëzat e ajrit të shpërbëhen.

Përhapeni brumin në formë rrethore (25 cm) dhe vendoseni në një tepsi.

Lyejeni sipërfaqen me salcë domatesh duke lënë 2 centimetra bosh në pjesën e jashtme të petës. Shtoni djathin mocarela, kërpudhat, ullinjtë dhe specat. Në fund spërkateni picën me vajin e ullirit.

Piqeni për 12-15 minuta deri sa pica të jetë krokante nga jashtë dhe djathi të ketë shkrirë dhe të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Shënim: Për këtë recetë, mbushja e picës mund të bëhet me përbërës të tjerë sipas preferencës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.