Si të Përgatisni Gjalpë me Shije të Ndryshme

670 0

Gjalpi është një nga përbërësit që nuk i mungon kuzhinës.

Sidomos kur është i freskët pasi dhuron shumë shije dhe yndyrna të shëndetshme në organizëm.

Balanca është ajo që e bën gjalpin të mrekullueshëm për shëndetin ndaj konsumojeni me masë.

Për ta bërë akoma më interesante këtë eksperiencë AgroWeb.org ju këshillon të provoni gjalpin me shije erëzash dhe pëbërësish të ndryshëm të cilët i shtojnë shije gjalpit tuaj të zakonshëm.

Ndiqini kombonimet e vaçanta mëposhtë.

Gjalpë me mjaltë

Kombinimim e të kripurës me të ëmblën nuk e mund asgjë prandaj duhet ta provoni patjetër gjalpin e përzier me mjaltë.

Ju duhen vetem 100 gr gjalpë, 2 lugë gjelle mjaltë dhe pak ekstrakt vanilje sipas dëshirës.

Për të kryer procesin e përzierjes sigurohuni qe gjalpi të jetë në temperturë ambienti dhe më pas përziejeni me përbërësit e tjerë në një enë të thellë dhe vendoseni në një letër pjekje.

Rrotullojeni letrën tuaj të pjekjes në formë rrethore duke i mbyllur anët si një karamele.

Jepini formën e cilindrit me duar gjalpit tuaj dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë.

Gjalpë me kungull

Kungulli është i përkryer për ta shtuar në çdo recetë e sidomos në këtë periudhë.

Merrni sërish 100 gr gjalpë, 2 lugë gjelle pure kungulli dhe gjysmë luge çaji ekstrakt vanjilje.

Përzieni përbërësit si mësipër dhe vendosini në letër pjekje duke i rrotulluar në formë cilindri si një karamele.

Vendoseni në frigorifer për dy ore para se ta përdorni.

Gjalpë me erëza

Erëzat janë gjithnë ide e mirë dhe një zgjidhje e shëndetëshme për të mbushur vaktet.

Për ta përgatitur ju duhen 100 gr gjalpë, 2 lugë gjelle majdanoz i grirë, 1 lugë gjelle trumzë, 1 lugë gjelle rozmarinë dhe 1 thelbi hudhër e grirë.

Përziejini të gjithë përbërësit në një enë dhe veproni siç kemi shpjeguar mësipër.

Gjalpë me limon

Shija aromatike e limonit me butësinë e gjalpit është e përkryer për të shoqëruar bukën.

Mjafton të merrni 100 gramë gjalpë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë çaji lëkurë limoni.

Pëziejini të gjitha në një enë dhe veproni duke e mbështjellë me letër e duke e vendosur në frigoriger për 2 orë.

Gjalpë me majonezë

Vetëm 100 gramë gjalpë dhe 2 lugë gjelle mustardë do të bëjnë magjinë në këtë recetë.

Përziejini mirë, hidhini në një letër pjekje rrotullojeni në formë cilindrike dhe futeni në frigorifer për 2 orë./AgroWeb.org