Si Të Ruani Ushqimet Më Gjatë Me Anë Të Kripës

579 0

Kjo është një nga teknikat më të vjetra të njohura për ruajtjen e ushqimit.

Ajo është përdorur gjerësisht, e madje i ka lejuar njerëzit të udhëtojnë në distanca të largëta kur frigoriferët ende nuk ekzistonin.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrat që mund të përdorni për të ruajtur ushqimet tuaja dhe se cilat ushqime janë më të përshtatshme për këto teknina.

Mënyrat E Kriposjes

Dy janë mënyrat me të cilat mund të ruani produktet tuaja. Ato janë:

Kripsoja e thatë

Në atë të thatë, ushqimi është në kontakt të drejtpërdrejtë me kripën e trashë, e cila depërton ngadalë në qeliza.

Kjo mund të bëhet me spërkatje duke fërkuar kripën në sipërfaqen e produktit ose me mbivendosje.

Kripa imët nuk përdoret sepse nuk depërton thellë në produkt.

Kriposja e lagësht

Kjo teknikë kryhet duke e zhytur produktin në një tretësirë ​​uji dhe kripe të quajtur shëllirë.

Tretësira mund të ketë përqendrime të ndryshme kripe. Ajo mund të jetë e dobët në 10% kripë, e mesme me 18% dhe e fortë me 25-30% kripë.

Praktikohet më së shumti për ruajtjen e produkteve bimore të fermentuara si lakra turshi, trangujt, ullinjtë etj.

Si të veproni?

Për të ruajtur një ushqim të caktuar, përdorni një enë qelqi ose balte dhe jo plastike pasi kripa mund ta gërryejë atë.

Në këtë enë hidhni kripë të trashë, derisa të formohet një shtresë.

Shtoni ushqimin që dëshironi të ruani, e më pas sërisht shtoni kripë. E kështu me rradhë.

Ruajtja e ushqimit në kripë është një metodë e shkëlqyer sepse shumica e baktereve, kërpudhave dhe organizmave të tjerë që janë potencialisht patogjenë për trupin e njeriut nuk mund të mbijetojnë në mjedise me përqendrime të larta të kripës.

Kur përdorni produktin që keni kriposur, është e rëndësishme ta shpëlani atë për të hequr kripën e tepërt/AgroWeb.org